All for Joomla All for Webmasters

NISMËTARI, PASLËNËSI

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

 

(El Mukadim, El Muehir)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

I Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) thoshte para se të jepte selam në namaz: “ O Allah, më fal për atë që kam nisur e për atë që kam lënë pas, për atë që kam fshehur e për atë që kam shfaqur dhe për atë që Ti di më mirë se unë! Ti je Nismëtari dhe Ti je Paslënësi, nuk ka zot pos Teje” Shënuar nga Muslimi.

EL MUKADIM DHE EL MUEHIR janë ndër emrat e Allahut që vijnë të shoqëruar e përballë njëri-tjetrit. Njëri prej tyre nuk i thuhet Allahut të Lartësuar, porse vetëm të shoqëruar, ngase bukuria dhe përsosmëria qëndron në bashkimin (shoqërimin) e tyre. Allahu është Nismëtar për atë që bën keq dhe Paslënës për atë që do me urtësinë e vetë.

Nisma dhe Paslënia është dy llojesh:

1. Mund të jetë kozmologjike, si përparësia e disa krijesave ndaj disa të tjerëve, ose paslënia e disa prej tyre ndaj disave, si hershmëria e shkaqeve ndaj shkaktarëve, kushteve ndaj kushtëzuesve, nisma dhe paslënia në krijim. Përcaktimi është det pa bregdet.

2. Mund të jetë sheriatike, siç i veçoi të Dërguarit ndaj krijesave, veçoi të dërguar në mesin e tyre, veçoi disa nga krijesat e veta ndaj disa të tjerëve, si: në dituri, në besim (iman), moral, vepra dhe në të gjitha vetitë e tjera dhe i la pas atë që deshi të lë pas me këto dhe e tërë kjo me urtësinë e vetë.

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

25.03.2008

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com