All for Joomla All for Webmasters

GJYKATËSI

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

 

(El hakem)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Argument për këtë emër kemi fjalën e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!-, ku thotë: “Vërtet Allahu është Gjykuesi dhe tek Ai është gjykimi” Shënon Ebu Daudi. Ai (Ebu Daudi) Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ndër emrat e Allahut është edhe EL HAKEM ( GJYKATËSI), që ka për qëllim drejtësinë, e që gjykon mes robërve të Tij, në këtë dhe botën tjetër me drejtësinë e Tij, nuk i dëmton as sa grimca e atomit. Nuk bart mëkatet e asnjërit te dikush tjetër, e as nuk dënon robin e Tij më tepër sesa gabimi i tij. “Vërtet Zoti im është i drejtë.” Hud, 56.

Gjykatësi i drejtë është tek i Cili bëhet gjykimi për çdo gjë. Allahu gjykon me ligjet e Veta, sqaron robërve të Vet të gjitha format të drejta e të urta me të cilat gjykon mes armiqve, ndan mes atyre që kanë mospajtime, gjykon me dispozita të përcaktimit, ashtu siç i përket urtësisë së Tij, i vë gjërat në vendet e tyre dhe i zbret në ato pozita që meritojnë. Gjykon mes tyre në Ditën e Shpërblimit dhe Llogarisë. Gjykon me drejtësi. Krijesat e lavdërojnë Atë për gjykimin e Tij edhe ata për të cilët ka gjykuar kundër tyre me dënim, do të pranojnë se ka gjykuar me drejtësi dhe nuk i ka dëmtuar as sa grimca e atomit.

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

01.06.2008

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com