All for Joomla All for Webmasters

I BUTI

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

(ER REFIK)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ndër emrat e Allahut të Lartësuar është edhe ER REFIK (I BUTI) në veprimet dhe ligjvëniet e Veta. Për këtë emër kemi argument fjalën e të Dërguarit të Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) në hadithin sahih: “Vërtet Allahu është i butë dhe i do ata që janë të butë…”

Allahu është i butë në veprimet e Veta. Ka krijuar të gjitha krijesat me gradualitet sipas urtësisë dhe butësisë së Vet, edhe pse Ai është i plotfuqishëm që të krijojë me një krijim dhe për një çast.

Kush mediton në krijesat dhe ligjet e Tij se si i sjell ato do të vërejë çudira. I maturi është ai i cili u vjen gjërave me butësi, me maturi duke pasuar në këtë ligjet e Allahut dhe duke pasuar të dërguarin e Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).

Nëse ky është udhëzimi dhe rruga e tij s’ka dyshim se do t’i lehtësohen gjërat, veçanërisht ai i cili urdhëron dhe ndalon njerëzit, i këshillon ata, është e domosdoshme për të butësia dhe maturia. Gjithashtu, atë që e dëmtojnë njerëzit me fjalë fyese, e ruan gjuhën e vet nga sharja e tyre, s’ka dyshim se ata do të largohen, ndërsa ai do të fitojë rehati e qetësi.

Kush mediton në atë se çfarë përfshijnë ligjet e Allahut, gjerësi, lehtësira, pastaj urtësitë në krijim, ngase ka krijuar krijesat me etapa dhe i barti nga një gjendje në tjetrën me urtësi dhe fshehtësi të cilat nuk mund t’i përfshijë logjika.

Butësia nga ana e robit nuk e kundërshton vendosmërinë e tij. Është i butë, në çështjet e Tij, i matur, mirëpo nga ana tjetër, nuk i lëshon rastet të cilat mund të zbatohen, e as nuk i lë pas dore kur i paraqiten ato.

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

03.12.2010

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com