All for Joomla All for Webmasters

VIGJILUESI, DËSHMUESI

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

(ER REKIB, ESH SHEHID)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

ER REKIB, ESH SHEHID janë ndër emrat e bukur të Allahut dhe janë sinonime. Këto dy emra tregojnë për përfshirjen e dëgjimit të Allahut për të dëgjuarat, për përfshirjen e shikimit të Allahut për të shikuarat, për diturinë e Tij për të gjitha njohuritë, të dukshme e të padukshme. Ai është Vigjilues për atë që sillet në mendjet, për atë që lëviz në pllakat, e më parësore për veprat e dukshme që bëhen me gjymtyrë.

Ai është Vigjilues, Njohës i asaj që fshehin gjokset, i asaj që punojnë. Ai i ruan krijesat.

ESH SHEHID (DËSHMUESI), Njohës i të gjitha gjërave, dëgjon çdo zë, shikon çdo gjë ekzistues, të hollësishëm, të vogël e të madh. Dituria e Tij përfshin çdo gjë që ka dëshmuar për robërit e Vet, dhe dëshmon për veprat e robërve të Vet.

Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu është mbikëqyrës mbi ju.” Nisa, 1.

“Allahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjell.”Muxhadele, 6.

Për këtë arsye, mbikëqyrja e Allahut është një ndër veprat më fisnike të zemrës. Është adhurim ndaj Allahut me emrat ER REKIB, ESH SHEHID. Ndaj , kur njeriu kupton se lëvizjet e dukshme e të padukshme, Allahu i përfshin ato me diturinë e Vet, dhe këto janë prezent në diturinë e Tij, ia obligon robit një mbikëqyrje të fshehtë nga çdo mendim, nga çdo emocion, ndjenjë që urren Allahu. E ruan veten e vet nga çdo fjalë e vepër me të cilën hidhërohet Allahu i Lartësuar, dhe e adhuron Atë me ihsan (bamirësi), e adhuron sikur e sheh, edhe pse nuk e sheh, Ai e sheh atë.

 

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

 

19.12.2010

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com