All for Joomla All for Webmasters

I SHENJTI, PAQEDHËNËSI, I MADHËRUARI, I MIRI

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

(EL KUDDUS, ES SELAM, ES SEBUH, ET TAJIB)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit. 

Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që i mvishen), Shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë),” Hashr, 23. Ndërsa, në hadith i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: “ I madhëruar, i Shenjti, Zot i melekëve dhe i Shpirtit” (Shënon Muslimi).Gjithashtu në hadith: “Vërtet, Allahu është i Miri dhe nuk pranon veçse të mirën.” (Shënon Buhariu).

Ndër emrat e Allahut janë edhe EL KUDDUS, ES SELAM, do të thotë i Madhëruar, i pastër nga të gjitha cilësitë e mangëta, ose të i ngjasojë dikush nga krijesat . Ai është i pastër nga të gjitha të metat, i pastër që t’i ngjasojë Atij dikush në diçka nga përsosmëria:

“Asnjë send nuk është si Ai” Shura, 11.

“Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.” Ihlas 4.

“A di për Të ndonjë emnak (adash)!” Merjem, 65.

“Pra mos i përshkruani Allahut shok,” Bekare, 22.

EL KUDDUSështë si ES SELAM, mohojnë çdo mangësi në të gjitha aspektet dhe në vete përfshijnë përsosmërinë, ngase kur mohohet mangësia atëherë vërtetohet përsosmëria e plotë. Ai është i Shenjti, Madhështori, i pastër nga çdo e keqe, nuk i ngjason Atij asgjë nga krijesat, i pastër nga çdo mangësi dhe nga çdo gjë që kundërshton përsosmërinë e Vet.

Ky është rregull me të cilën Allahu është i pastër nga çdo mangësi në të gjitha aspektet. Është Madhështori që të ketë të barabartë ose të ngjashëm si Ai ose të emërtohet dikush si Ai. Është i pastër në cilësitë e Veta, të cilat janë cilësi më të përsosura, më madhështore.

Madhërim do të thotë pastrim. Nga pastërtia e përsosur është edhe vërtetimi i cilësive të madhështisë dhe madhërisë për Të. Me të synohet ruajtja e përsosmërisë së Tij nga mendimet e këqija, si mendime të injorancës që mendojnë për Allahun mendim të keq. Mendim që s’i takon dhe si përket Atij. Ndaj, kur robi e lavdëron Zotin e vet duke thënë: Sub’hanallah (I Lartësuar qoftë Allahu!) ose i Madhëruar e të ngjashme me këto, me këtë nënkuptohet lavdërimi i Tij duke i vërtetuar çdo përsosmëri dhe larguar nga Ai çdo mangësi.

Ndërsa, ET TAJIB (I MIRI), thotë Kadi Ijad: “I Miri, në cilësitë e Allahut, ka për qëllim i pastër nga çdo mangësi. Dhe ky emër ka kuptimin e emrit EL KUDDUS (i SHENJTI). Ndërsa esenca e emrit ET TAJIB rrjedh nga dëlirësia dhe pastërtia nga ndyrësirat.

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

08.01.2011

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com