All for Joomla All for Webmasters

FALËNDERUESI, MIRËNJOHËSI

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

(ESH SHAKIR – ESH SHEKUR)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Nëse Allahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë. Allahu është shumë Mirënjohës, i Butë.” Tegabun, 17.Gjithashtu, fjala e Allahut të Lartësuar: “Allahu është Mirënjohës, i Dijshëm.” Nisa, 147.

Ndër emrat e bukur të Allahut janë edhe ESH SHAKIR dhe ESH SHEKUR. Ai është Mirënjohësi edhe për punën e vogël dhe të paktë, por që është e pastër, e sinqertë dhe e dobishme. Fal shumë nga mëkatet dhe nuk humb shpërblimin e atij që bën vepra të mira por atyre ua shumëfishon këtë. Nga Mirënjohja e Tij Ai shpërblen për një të mirë nga dhjetë deri shtatëqind ose edhe më shumë. Allahu e shpërblen robin e Vet për një të mirë me shumë lloje të shpërblimeve me shpërblim të hershëm para atij të mëvonshëm. Dhe e gjithë kjo nuk është ndonjë obligim dhe e drejtë obliguese e Tij për shkak të veprave të robërve, por Ai ia ka bërë këtë të drejtë obligim Vetes nga bujaria dhe fisnikëria e Vet. Ai nuk ua humb shpërblimin e atyre që veprojnë nëse janë vepërmirë dhe janë të sinqertë në ato vepra.

Nëse robi i Vet i përfill urdhëresat dhe i zbaton obligimet e Tij, Ai e ndihmon në këtë, e lavdëron për këtë. E fut në zemrën e tij dritën, besimin. Ndërsa, në trupin e tij forcë, aktivitet dhe në çdo gjendje u jep begati, mirësi ndërsa në veprat e tyre shtim dhe sukses.

E më pastaj u ofron për shpërblim të mëvonshëm tek Ai shpërblim të plotë, duke mos u munguar asgjë nga këto. Nga mirënjohja e Allahut ndaj robit të vet është edhe ajo se kush lë diçka për hir të Allahut, Ai do t’ia kompensojë më të mirë se ajo. Kush i afrohet një pëllëmbë, Ai i afrohet një krah, nëse i afrohet një krah, i afrohet një pashë, nëse i vjen duke ecur, do t’i shkoj duke vrapuar.

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

07.02.2011

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com