All for Joomla All for Webmasters

STREHIMTARI, ZOTËRI

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

(ES SAMED ES SEJID)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Ai, Allahu është Një. Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.” Ihlas, 1-2.

Ndërsa, në hadithin të cilin e shënon Ebu Daudi qëndron: “Allahu i Lartësuar është Zotëri” Sahih, Ebi Daud.

ES SAMEDdo të thotë: Zot i përsosur, Zotëri, i Madhi. Nuk ka cilësi të përsosur vetëm se Ai është i cilësuar me të, është cilësuar me përsosmërinë e saj me ç’rast krijesat e Tij nuk mund t’i përfshijnë disa nga ato cilësi me zemrat e tyre. Gjuhët e tyre nuk mund të shprehen për ato. Ai është Strehimtari, Ai synohet në çdo situatë të vështirë: “(Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.)” Rahman, 29.

Ai është i Pasuri dhe të gjitha krijesat janë të varfra dhe kanë nevojë për Të në krijimin dhe ndihmën e tyre për çdo gjë që kanë nevojë në të gjitha aspektet.

ES SAMED  është Ai i Cili e synojnë të gjitha krijesat për të gjitha nevojat në çdo gjendje, ngase Ai është i Përsosur në Qenien e Vet, në cilësitë, emrat dhe veprat e Veta.

ES SAMEDështë pasuridhënësi që në të hynë të gjitha domethëniet e këtij emir fisnik. Ai është Strehimtari, Atë e synojnë të gjitha krijesat me përulësi dhe nevojë.

E tërë bota i është e nënshtruar Atij. Ai është i përsosur me diturinë, urtësinë, me butësinë, me fuqinë, me madhështinë, me mëshirën dhe me të gjitha cilësitë.

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

06.03.2011

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com