All for Joomla All for Webmasters

MËKATFALËSI, FALËSI

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

 

(EL AFU’U- EL GAFUR- EL GAFFAR)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu shlyen shumë të këqijat dhe falë mëkatet.” Haxh, 60.  Gjithashtu thotë: “Pra, Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi.” Zumer, 5.

EL AFU’U, EL GAFUR, EL GAFFAR: i Cili vazhdon të jetë i njohur me falje të mëkateve ndaj robërve të Vet. Secili është i detyruar dhe ka nevojë për faljen e Allahut të Lartësuar, për mëshirën e Tij dhe për bujarinë e Tij. Ai (Allahu) ka premtuar me falje për atë që i merr shkaqet. Ai thotë: “Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë.” Taha, 82.

Allahu i Lartësuar vazhdon t’i falë mëkatet secilit që pendohet tek Ai. Në hadith qëndron: “O bir i Ademit, nëse vjen të më takosh me mëkate të mëdha sa toka dhe nëse vjen e më përulesh duke më njohur për të Vetëm, Unë do të sjell ty falje po aq të madhe sa toka.”

Sa e gjerë është falja e Allahut të Lartësuar: “S'ka dyshim se Zoti yt është që gjerësisht përfshin me falje.” Nexhm, 32.

Allahu ka hapur shkaqet për arritjen e faljes së mëkateve përmes pendimit, kërkimit të faljes (istigfarit), besimit (imanit), veprave të mira, bamirësia ndaj robërve të Allahut, falja e tyre, mendimi i mirë për Allahun e të ngjashme me këto vepra të cilat Allahu i Lartësuar i ka bërë afruese tek Ai.

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

10.04.2011

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com