All for Joomla All for Webmasters

MPOSHTËSI

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

 

(EL KAHAR – EL KAHIR)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: -Allahu është Krijues i çdo sendi, ai është i vetmi Ngadhënjyes!" Ra’d, 16. Gjithashtu thotë: “Ai është Mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai hollësisht di punët e Tij dhe të robërve të Vet.” En’am, 18.

EL KAHAR: Mposhtësi i të gjitha botëve. Mposhtësi i të gjitha gjërave që i janë nënshtruar Atij. E gjithë kjo, për shkak të Fuqisë së Tij të përsosur.

Ai është i Cili ka mposhtur të gjitha ekzistencat. Të gjitha krijesat i janë nënshtruar Atij, Fuqisë, Dëshirës së Tij. Nuk ndodh ndonjë ndodhi, vetëm se me lejen e Tij. Atë çfarë deshi ka ndodhur, ndërsa atë që nuk deshi nuk ndodhi. Të gjitha krijesat kanë nevojë për Allahun. Janë të paaftë dhe nuk posedojnë për vetën e tyre asgjë. Nuk i sjellin vetës as dëm as dobi, as të mirën as të keqën . Nga mposhtja e Tij rezulton Jeta e Tij, Fuqia e Tij, ngase, mposhtja e krijesave nuk mund të realizohet vetëm se me jetën e Tij të përsosur, Fuqinë, dhe Krenarinë e përsosur.

 

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

01.05.2011

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com