All for Joomla All for Webmasters

SUNDUESI

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

(EL MELIK- EL MALIK- EL MELIIK)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Për këtë emër kemi hadithin të cilin e shënon Buhariu: “S’ka sundues pos Allahut të Lartësuar.” Gjithashtu, fjala e Allahut të Madhërishëm: “Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te Allahu).”Kamer, 55.

Gjithashtu:“Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç tij, sundues i përgjithshëm.” Hashr, 23.

Sundues është Ai i cili i zbatohet urdhri gjatë sundimit. Ngase, çdo sundues nuk i zbatohet urdhri në atë që posedon. EL MELIK është më i përgjithshëm sesa EL MALIK. Allahu i lartësuar është MALIKUL MULK (PUSHTETMBAJTËSI ABSOLUT) Atij i takon pushteti. Ai është cilësuar me cilësinë e sundimit e ato janë cilësi të madhështisë, mposhtjes, rregullimit. Atij i takon veprimi i pakufizuar në krijim, në urdhërim dhe shpërblim.

E Tij është e gjithë bota. Të gjithë janë robër të Tij. Të gjithë kanë nevojë për Të. Ai është që urdhëron dhe ndalon. Ai është Lartësues dhe Përulës i atij që do. Bën me robërit e Vet ashtu siç do, i sjell ata ashtu siç do. Atij i përkasin domethëniet e EL MELIK (SUNDUESIT) atë që meriton nga emrat e bukur si: Fuqiploti, i Gjithëfuqishmi, i Madhërishmi, Gjykuesi, i Drejti, Përulësi, Lartësuesi, Ngritësi, Nënshtruesi, Madhështori, Fisniku, i Madhi, Llogarimarrësi, i Nderuari, Mbrojtësi, i Gjithëlartësuari, Pushtetmbajtësi absolut, Tubuesi, e emra të tjerë që kthehen te domethëniet e emrit EL MELIK.

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

05.06.2011

  

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com