All for Joomla All for Webmasters

I NDERUARI, I MADHËRISHMI

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

 (EL MEXHID, EL MUTEKEBIR)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin për të dërguarin Muhamed, për familjen e tij, si dhe për të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar thotë: “Mëshira e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë me ju, o familje e shtëpisë (së Ibrahimit)! Vërtet, Ai është meritor për falënderim, është bamirës i madh.” Hud, 73.

EL MEXHID(I NDERUARI), të cilit i përket nderi i madh. Nderi është madhështia e cilësive. Çdo atribut prej atributeve të Tij është madhështore. Ai është i Gjithëdijshëm, i përsosuri në diturinë e Vet, i Gjithëmëshirshmi, mëshira e të cilit ka përfshirë çdo gjë. I Plotfuqishmi, Fuqia e të Cilit përfshin çdo gjë. I Buti i përsosur në butësinë e Vet. I Urti i përsosur në urtësinë e Vet e kështu me radhë në të gjitha emrat dhe cilësitë e veta.

 

 

 I Madhërishmi (EL MUTEKEBIR)

 

Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç tij, Sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), Shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), Sigurues (që siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) Mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i Plotfuqishëm, Mbizotërues, i Madhërishëm. I lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë!” Hashr, 23.

I Madhërishmi nga çdo e keqe, nga çdo mangësi dhe nga çdo e metë, për shkak të Madhështisë së Tij.

 

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

22.10.2011

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com