All for Joomla All for Webmasters

SIGURUESI

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

(EL MU’MIN)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç tij, Sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i vishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), Sigurues (që siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) Mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, Mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë!” Hashr, 23.

EL MU’MIN(SIGURUESI), i Cili e ka lavdëruar Veten me cilësi të përsosura, me përsosurinë e bukurisë. I Cili ka dërguar profetë dhe ka zbritur libra me argumente, fakte dhe dëshmi.

Ajo që tregon për vërtetësinë e asaj që kanë ardhur: “Ai është i Cili i siguron njerëzit, që mos t’i dëmtojë asnjërin nga krijesat. I siguron nga dënimi të gjithë ata që besuan në të. Të gjithë do të arrijnë atë që e meritojnë:” S'ka dyshim se Allahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh.” Nisa, 40.

EL MU’MIN, është strehuesi i cili e strehon të dëmtuarin nga dëmtuesi, me fjalë të tjera e ruan dhe e ndihmon atë, ashtu siç thotë Ai: ”Thuaj: -Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?" Mu’minun, 88.

EL MU’MINështë i Cili vërteton besimtarët kur e njësojnë Atë, ngase Ai dëshmon për Veten e Vet dhe thotë: “Allahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit, e të Urtit.” Al Imran, 18.

EL MU’MIN(Siguruesi) i Cili vërteton me robërit e Vet besimtarë në premtimin e Vet: “Thuaj: Allahu e tha të vërtetën, pra ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit, sepse ai nuk u takonte idhujtarëve.” Al Imran, 95.

Gjithashtu thotë:“Ne u plotësuam pastaj premtimin, i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne, ndërsa ata që kaluan çdo kufi, i zhdukëm.” Enbija, 9.

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

03.01.2012

 

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com