All for Joomla All for Webmasters

MBIKËQYRËSI

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

 (EL UASIU, EL UEKIL)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

EL UASIU

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: ”E Allahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati. Allahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm.” Bekare, 268.

Cilësitë dhe atributet e Tij janë të mëdha e të gjëra, në mënyrë që askush nuk mund ta falënderojë Atë siç meriton, por Ai është siç ka lavdëruar Veten. Ai është i Madhërishëm, ka pushtet të gjerë, sundim të madh, mirësi të mëdha, Ai është shumë bujar dhe fisnik.

 

EL UEKIL (MBIKËQYRËSI)

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është Mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.” Zumer, 62.

EL UEKIL: i Cili i mbikëqyr dhe rregullon çështjet e krijesave me diturinë, me fuqinë dhe me urtësinë e përsosur të Tij. Mbikëqyr të afërmit e Tij dhe u lehtëson atyre dhe u largon vështirësitë. Ndaj kush e merr si Mbikëqyrës Atë Ai i mjafton atij.

Ai thotë: “Allahu është Mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë.” Bekare, 257.

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

10.03.2012

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com