All for Joomla All for Webmasters

MIRËBËRËSI, DHËNËSI, BAMIRËSI

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

(EL MENAN – EL MU’TI- EL MUHSIN)

Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se ka qenë ulur me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) kurse një njeri falej dhe lutej: “ O Allah! Unë tëlutem, Ty të takon lavdërimi, s’ka zot tjetër pos Teje, Ti je Mirëbërës, Shpikës i qiejve dhe Tokës. O Ti të cilit i takon Madhështia dhe nderi! O i Gjalli, o i Përjetshmi!” I Dërguari i Allahut tha: “ E ka lutur Allahun me Emrin e Tij të madh, që nëse thirret me të përgjigjet, nëse i kërkohet jep”. Shënon Ebu Daudi.

Ndërsa në hadithin të cilin e shënon Buhariu të transmetuar nga Muavije b. Ebi Sufjan, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson të kuptuarit e fesë. Allahu është Dhënës, ndërsa unë jam el Kasim...”

“ Allahu është Bamirës dhe e do bamirësinë.”  Sahih, transmeton Abdurrezaku.

 

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

21.06.2012

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com