All for Joomla All for Webmasters

ED DEJAN, EL UARITH

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

ED DEJAN

Ky emër nuk është përmendur në Kuran, mirëpo i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, e ka përmendur duke patur për qëllim me të që është i përveçëm dhe si atribut e cilësi e përsosur. Xhabir b. Abdullah b. Unejs thotë se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, se ka thënë: “Allahu do t’i ringjallë robërit e do t’i thërrasë me zë të cilin e dëgjon i afërmi dhe i largëti: Unë jam EL MELIK (SUNDUESI), ED DEJAN.”

 

EL UARITH (GJITHËTRASHËGUESI)

Ky emër në Kuran është përmendur në formë të madhështisë duke pasur për qëllim si emër të përveçëm dhe si emër i përsosur, si në fjalën e Allahut të Lartësuar : “E sa vendbanime që përbuzën jetën e vet Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej dokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre.” Kasas, 58.

Gjithashtu fjala e Allahut të Lartësuar: “Ne, vërtet jemi që japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të qiejve e tokës).”Hixhr, 23. Gjithashtu është përmendur në lutjen e Zekerijas alejhi selam: “(Përkujto) Edhe Zekiriain kur e luti Zotin e vet: ‘Zoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)’." Enbija, 89.

EL UARITH (GJITHËTRASHËGUESI) është Ai i Cili do të mbetet pas përfundimit të krijesave.

 

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

 

25.01.2014

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com