All for Joomla All for Webmasters

SHTRËNGUESI, DHËNËSI

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

EL MUS’IR – EL KABID - EL BASIT

Këto emra nuk janë përmendur në Kuran, por në sunetin e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të! Në Sunenin e Tirmidhiut thotë (Tirmidhiu) hadithi është hasen sahih, gjithashtu në Sunenin e Ebi Daudit, Ibn Maxhes, Ahmedit nga Enesi Allahu, qoftë i kënaqur me të, thotë: “Njerëzit thanë: ‘O i Dërguar i Allahut, çmimi është shtuar (ngritur), na cakto për ne çmim.’ Me atë rast i Dërguari i Allahut tha: ‘Allahu është Ai i Cili cakton çmimet. Ai është Shtrënguesi, Dhënësi, Furnizuesi. Unë shpresoj të e takoj Allahun dhe askush prej jush të mos më kërkojë për ndonjë padrejtësi për gjak ose për pasuri’.”

Ndërsa kush është argumentuar për dy emra të Tij EL KABID - EL BASIT me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton)”Bekare, 245 nuk e ka qëlluar.

 

EL MUS’IRështë ndër emrat e Allahut që tregon për cilësinë e veprave të Allahut ngase ka të bëjë me dy llojet e rregullimit; kozmik dhe atij të sheriatit.

Shtrënguesi dhe Dhënësi janë ndër emrat e Allahut që vijnë të shoqëruara njëri me tjetrin dhe nuk bënë të veçohen ato. Ai shtrëngon furnizimin me urtësinë e Vet dhe jep me bujarinë dhe fisnikërinë e Vet.

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

22.02.2014

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com