MBROJTËSI

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

EL UELIJ – EL MEULA EN NESIR

Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është Mbikëqyrësi i Lavdëruari.” Shura, 28. Gjithashtu thotë: “Sa mrojtës i mirë dhe sa ndihmëtar i madh që është.” Haxh, 78.

Dallimi mes EL UELIJ DHE EL MEULA, qëndron në atë se EL UELIJ është Ai i Cili i merr gjërat dhe rregullon gjendjet. Kjo është mbrojtje e përgjithshme. Ndërsa EL MEULA është Ndihmës ndaj të cilit besimtarët i mbështeten Atij. Ai i ruan dhe mbron ata në çaste të vështira dhe jo të vështira. Kjo është mbrojtje e veçantë. Pikërisht për këtë arsye ka veçuar besimtarët dhe ky emër është i lidhur me ndihmën në shumë vende në Kuran.

Allahu i Lartësuar thotë: “Këtë ngase Allahu është Mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje.” Muhamed, 11.

Gjithashtu thotë: “Po nëse refuzojnë, ta dini se Allahu është Mbrojtës i juaji. E, sa Mbikëqyrës e Ndihmës i mirë është Ai.” Enfal, 40.

Gjithashtu thotë: “Thuaj: ‘Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga Allahu; Ai është Ndihmëtar yni". Prandaj, vetëm Allahut le t'i mbështeten besimtarët.” Teube, 51.

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

07.03.2014