All for Joomla All for Webmasters

I GJALLI, I PËRJETSHMI

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

(EL HAJJ EL KAJJUM)

 

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu - s'ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi.” Bekare, 255. I Gjalli, i Përjetshmi, Jetë të përsosur, Qëndron Vetvetiu.

Është i Përjetshëm për banorët e qiejve dhe Tokës. I rregullon çështjet e tyre, furnizimet dhe të gjitha gjërat e tjera.

 

EL HAJJI Gjalli: është Ai i Cili ka përmbledhur cilësitë lëndore (dhatije), ndërsa i Përjetshmi: përmbledh cilësitë veprore dhe bashkimi i këtyre dy emrave është bashkim shumë i qëlluar dhe i përshtatshëm, ashtu siç i mblodhi Allahu në shumë vende kuranore si: “Allahu - s'ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi.” Bekare, 255. Pikërisht për këtë sepse ato ngërthejnë të gjitha cilësi të përsosura. I Gjalli është me jetë të përsosur. Dhe kjo përfshin të gjitha cilësitë lëndore të Allahut si: dituria, krenaria, fuqia, dëshira, madhështia dhe cilësi të tjera.

 

EL KAJJUM është përjetshmëri e përsosur. Ai qëndron vetvetiu. Cilësitë e Tij janë madhështore. S’ka nevojë për askënd nga krijesat e Veta. Ai krijoi dhe mirëmban qiejt, Tokën dhe çfarë ka në to. Ai s’ka nevojë për to për asgjë, por ato kanë nevojë për Të. I Gjalli, i përjetshmi është Ai i Cili posedon të gjitha cilësi të përsosura. Ai vepron çfarë do. Nëse do diçka vetëm thotë bëhu dhe bëhet. Të gjitha cilësitë veprore, cilësi të madhështisë dhe nderit kthehen tek emri EL KAJJUM. Të gjitha cilësitë e përsosura kthehen tek këto dy emra fisnik. Pikërisht për këtë arsye ka ardhur në hadith emri i madh i Allahut me të cilin, nëse lutet me të, përgjigjet, nëse i kërkohet Ai Jep. “Allahu - s'ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi.”

 

Ngase përfshijnë çdo përsosmëri, cilësitë lëndore kthehen tek emri EL HAJJ (I GJALLI), ndërsa domethëniet veprore kthehen tek emri EL KAJJUM (I PËRJETSHMI).

 

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

15.02.2015

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com