All for Joomla All for Webmasters

TË GJITHA EMRAT E BUKUR MES TYRE KANË DOMETHËNIE GOJORE (FOLJORE), DOMETHËNIE LOGJIKE OSE TË PËRBASHKËTA

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

 

Domethënie gojore (foljore): ER RAHMAN (I GJITHËMËSHIRSHËM) tregon për mëshirën.

Domethënie gojore logjike: ER RAHMAN tregon për qenien dhe mëshirën.

Domethënie logjike: mëshira tregon për jetën, për diturinë dhe fuqinë, për sjelljen e mëshirës.

Sqarim i kësaj që thamë: Çdo emër i Allahut të Lartësuar tregon për Qenien e Allahut të Lartësuar, për cilësinë  që përfshin, për gjëra të domosdoshme dhe gjurmët e kësaj, ose me fjalë të tjera:

Përmes ngjashmërisë (përputhshmërisë, pajtueshmërisë): përputhja e shprehjes së emrit me domethënien e cilësisë.

Përmes përmbajtjes (përfshirjes): përputhja e shprehjes me domethënien e saj.

Përmes obligueshmërisë (domosdoshmërisë) do të thotë: obligohet vërtetimi i domethënies që rezulton nga ato domosdoshmëri.

Shembull i kësaj që thamëEL HALIK (KRIJUESI), tregon për Qenien e Allahut të Lartësuar dhe për cilësinë e krijimit përmes përputhshmërisë (pajtueshmërisë). Tregon për vetë qenien dhe vetë cilësinë e krijimit përmes përmbajtjes (përfshirjes) dhe tregon për dy cilësi: cilësinë e diturisë dhe fuqisë përmes detyrimit (obligueshmërisë).

Dobia e parë:

Emrat e bukur në Kuran dhe Sunet vijnë:

1. Të ndarë (tek).

2. Të shoqëruara (çift).

a)  Jo të ngjashme (kanë dallim mes tyre).

EL GAFUR (FALËSI), ER RAHIM (MËSHIRËPLOTI), ES SEMI’U (DËGJUESI),EL BESIR (GJITHËSHIKUESI).

 b)Përballë njëri-tjetrit, si:

EL MUKADIM ( NISMËTARI), EL MU’EHHIR (PASLËNËSI), EL KABID (SHTRËNGUESI), EL BASIT ( DHËNËSI).

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

11.06.2015

 
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com