All for Joomla All for Webmasters

PËRKUFIZIMI I TEUHIDIT RUBUBIJEH

. Posted in Teuhidi i njohjes.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Teuhidi Er-Rububije është pohimi i prerë se Allahu është i Vetmi Zot i çdo gjëje dhe Sunduesi i saj. Ai është Krijuesi i gjithësisë, Ai që jep jetë dhe që jep vdekje, Furnizuesi me fuqi të madhe. Ai nuk ka asnjë shok në sundim dhe as nuk ka marrë ndonjë të dashur nga përulja. Nuk ka kthim të urdhërit të Tij, as komentator për vendimin e Tij. Ai nuk ka të kundërt, as të ngjashëm, as njëemërak. Ai nuk ka asnjë rival në ndonjë prej kuptimeve të Hyjnësisë së Tij dhe as në përmbajtjen e Emrave dhe Cilësive të Tij.

Ky lloj i teuhidit ka edhe një përkufizim tjetër të përmbledhur kështu: "Njësimi i Allahut në Veprat e Tij."

Emrat e këtij lloji të teuhidit

Ky lloj i teuhidit ka edhe emra të tjerë prej të cilave po përmendim:

1. Teuhidi Er-Rububije, si më lart.

2. Teuhidi i njohjes dhe dijes.

3. Teuhidi i njoftimit.

4. Teuhidi i njohjes dhe pohimit.

5. Teudihi i bindjes.

 

Muhamed ibn Ibrahim el Hamd

Burimijetes.com

20.12.2008

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com