All for Joomla All for Webmasters

DOMETHËNIA E FJALËS "RAB-ZOT-HYJNI..."

. Posted in Teuhidi i njohjes.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Fjala "Rabb" në gjuhë ka disa kuptime.

Ibën El-Mundhir thotë: Fjala "Rabb" në gjuhë përdoret për Sunduesin, Zotëriun, Rregulluesin, Edukatorin, të çmuarin dhe Atë që jep mirësi."

Thotë: "Kjo fjalë nuk përdoret e pangjitur, veçse për Allahun e Madhëruar, ndërsa kur përdoret për të tjerët, ajo përdoret e bashkangjitur, duke thënë: I zoti i shtëpisë. E kështu."

Ai gjithashtu thotë: "Kjo fjalë është përdorur e pangjitur në poezi dhe jo për Allahun, por shumë rrallë dhe nuk është përdorur në vend tjetër, përveç poezisë."

Thotë: "Zoti i çdo gjëje është sunduesi dhe ai të cilit i përket. Ose thuhet:  I zoti i saj."

Thuhet gjithashtu: "Filani është i zoti i kësaj gjëje, d.m.th. përkatësia e saj i takon atij."

Ç'dokush që ka në pronësi diçka, ai është i zoti i saj, padroni. Thuhet: "Ai është i zoti i kafshës, i zoti i shtëpisë, e kështu."

Ndërsa fjala "Rabb-Zot" nga ana e të qënurit prej Emrave të Allahut, domethënia e saj është se Allahut i takon krijimi, çështja dhe sundimi. Allahu i Lartësuar thotë:

"Vërtetë që i Tij është krijimi dhe komandimi." El Earaf, 54.

"Ky është Allahu, Zoti juaj. I Tij është sundimi." Fatir, 13.

Ibën El Mundhir thotë: "Er-Rab" është Allahu i Madhëuar, Zoti i çdo gjëje, d.m.th sunduesi i tyre. Ai është Zoti i të gjitha krijesave dhe nuk ka shok. Ai është Zoti i zotërinjëve dhe sunduesi i mbretërve e mbretërive."

 

Muhamed ibn Ibrahim el Hamd

Burimijetes.com

20.12.2008

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com