All for Joomla All for Webmasters

MOHIMI I TEUHIDIT RUBUBIJEH

. Posted in Teuhidi i njohjes.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Teuhidin rububije nuk e ka mohuar askush nga njerëzimi, përveç disa anormalëve të papërfillshëm, disa mendjemëdhenjve, kryene të papërfillshëm, disa mendjemëdhenjve, kryeneçëve e mohuesëve të asaj për të cilën është e prirë natyrshmëria e tyre. Mohimi i tyre në fakt, ka qënë me gojët e tyre, por uni i tyre e ka pranuar atë në vetvete.

Më i shumti që është njohur për këtë gjë ka qënë Faraoni i cili i tha popullit të tij, siç na ka njoftuar Allahu për të: "Unë jam zoti juaj më i lartë." En Naziat, 24. "Unë nuk njoh për ju ndonjë zot tjetër, përveç meje." El Kasas, 38.

Kjo fjalë e Faraonit është thjesht një fjalë goje për të cilën nuk ka provë dhe as argument, madje ai vetë nuk besonte në atë që thoshte (se ishte zot).

Allahu i Lartësuar thotë në gjuhën e Musës (alejhis selam): "Ti tashmë e di që këto argumente nuk i ka zbritur tjetër, veçse Zoti i qiejve dhe i tokës si dëshmi e qartë. Por unë besoj se ti, o Faraon je i gjymtyar (do të marrësh fund dhe do të dënohesh)." El Isra, 102.

Allahu na ka njoftuar se fjala e Faraonit dhe pretendimi i tij nuk kanë qënë nga bindja dhe besimi, por nga mendjemadhësia dhe kryeneçësia. Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe ata i përgënjeshtruan ato (argumentet Tona) padrejtësisht dhe me mospërfillje, edhe pse në vetvete ishin të bindur për vërtetësinë e tyre…" En Neml, 14.

Këtë lloj të teuhidit e kanë mohuar gjithashtu komunistët të cilët e mohuan që Allahu të jetë Krijues, Furnizues e Rregullues, madje mohuan ekzistencën e Tij, duke u bazuar në bindjen e tyre të prishur të cilën e kanë ndërtuar mbi mohimin e të padukshmes dhe besimin vetëm të materies.

Në të vërtetë ata nuk kanë shtuar më tepër se të quajturit e Allahut me një emër tjetër, duke quajtur natyrën për zot dhe duke i mveshur asaj cilësitë e përsosmërisë të cilat nuk i meriton askush përveç Allahut të Madhëruar.

Ata thonë: Natyra është e urtë. Natyra krijon. E të tjera si këto.

Sigurisht që kjo fjalë e tyre është e kotë dhe pa vlerë.

Pastaj, pasuesit e këtij parimi janë kundërshtuar me njëri-tjetrin, kanë mallkuar njëri-tjetrin dhe e kanë mohuar njëri-tjetrin.

 

Muhamed ibn Ibrahim el Hamd

Burimijetes.com

 

23.12.2008

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com