All for Joomla All for Webmasters

LLOJET E HYJNISE SË ALLAHUT MBI KRIJESAT

. Posted in Teuhidi i njohjes.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Hyjnia e Allahut mbi krijesat e Tij është dy llojesh:

1. E përgjithshme, për të gjithë njerëzit; për të mirin dhe për të keqin, për besimtarin dhe mosbesimtarin. Kja ka lidhje me krijimin e Tij të krijesave, furnizimin e tyre dhe udhëzimin e tyre, për të arritur dobinë dhe të mirën e tyre në këtë botë.

2. E veçantë. Kjo ka lidhje me edukimin e Allahut të dashurit e Tij prej besimtarëve. Ai i edukon ata me besim, ua inspiron atë atyre, i plotëson ata dhe largon prej tyre pengesat që ndajnë mes tyre dhe tij.

Ndoshta kjo domethënie është e fshehta në të qënurit e shumicës së lutjeve të pejgamberëve me fjalën "Ja Rabb- O Zot!", sepse të gjitha kërkesat e tyre hyjnë nën Hyjninë e Tij të veçantë.

 

Teuhidi er-rububije nuk është qëllimi final në teuhid

Teuhidi rrububije është i vërtetë dhe çështje e madhe, pa të cilin nuk mund të jetë i saktë besimi i njeriut, por ky lloj teuhidi nuk është qëllimi final për të cilin janë dërguar lajmëtarët e Zotit dhe janë zbritur Librat e Tij. As nuk është qëllimi të cilin kush e arrin, e ka plotësuar Njësimin e Allahut. Kjo sepse Allahu ka urdhëruar që të adhurohet Ai, gjë e cila është plotësimi i njerëzve, rregullimi dhe qëllimi i krijimit të tyre dhe nuk e ka shkurtuar çështjen në thjesht pranimin e Tij për Zot, siç është qëllimi i drejtimeve filozofike.

Shto këtu edhe se idhujtarët e pranonin këtë lloj të teuhidit, siç e pamë më sipër, por megjithatë kjo gjë nuk i futi ata në Islam, sepse pranimi i teuhidit rububije nuk mjafton i vetëm, por duhet patjetër Teuhidi El-Uluhije-i adhurimit.

Pastaj, teuhidi rrububije është i mbjellë në natyrshmërinë njerëzore të të gjithë njerëzve dhe nëse ai do të ishte qëllimi final, atëherë nuk do të ishte nevoja të dërgoheshin pejgamberë e të zbriteshin Libra.

 

Muhamed ibn Ibrahim el Hamd

Burimijetes.com

26.12.2008

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com