All for Joomla All for Webmasters

GJURMËT E TEUHIDIT RRUBUBIJE DHE FRYTET E TIJ

. Posted in Teuhidi i njohjes.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Besimi në teuhidin rububije ka vlera të mëdha dhe fryte të shumta. Nëse besimtari është i bindur se ai ka një Zot, Krijues i Cili është Allahu i Lartmadhëruar dhe se Ky Zot është Zoti i çdo gjëje, Sunduesi dhe Sistemuesi i të gjitha çështjeve, dhe se Ai është i Gjithëfuqishëm mbi krijesat e Tij,

dhe se Atij nuk i shpëton as grimca e atomit qoftë në qiej apo në tokë, atëherë atij i lidhet shpirti me Allahun, qetësohet me përmendjen e Tij dhe nuk e trondisin atë vështirësitë dhe trazirat (fitnet).

Ai i drejtohet Zotit të tij me lutje, me kthim e mbrojtje dhe gjithmonë ka frikë nga mosplotësimi i detyrave dhe nga gjynahet e tij, sepse ai e di Fuqinë e Zotit të tij mbi të dhe se ai është nën pushtetin dhe Fuqinë e Tij, kështuqë me këtë gjë ai arrin devotshmërinë e cila është koka e çështjes, madje qëllimi i ekzistencës së njeriut.

Për këtë shkak, i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Ai që është i kënaqur me Allahun për Zot të tij, me Islamin për Fe të tij dhe me Muhamedin për të Dërguar të tij, Ai ka shijuar ëmbëlsinë e besimit."

Prej fryteve të tij është se nëse njeriu e di që Allahu është Furnizuesi, e beson këtë dhe është i bindur se në Dorën e Allahut janë magazinat e qiejve e të tokës, që nuk ka pengues për atë që Ai jep dhe askush nuk mund t'a japë atë që Ai pengon, atëherë ai e pret kërkimin nga krijesat, nuk ia ka nevojën asaj që është në duart e tyre dhe i drejtohet veçimit të Allahut me lutje, dëshirë e qëllim.

Pastaj, nëse ai e di që Allahu është Ai që jep jetë dhe që jep vdekje, Ai që të sjell dobi dhe që të bën dëm, dhe se ajo që e ka zënë atë, nuk mund t'i shpëtonte asaj dhe se ajo që nuk e ka zënë, nuk mund t'a zinte atë, dhe se e gjithë çështja e tij është në Dorë të Allahut, atëherë kjo mbjell tek ai ecjen përpara dhe trimërinë, e liron nga të qënurit rob i krijesave dhe nuk ngel më frikë në zemrën e tij, veçse nga ALlahu i Madhëruar.

Kështu gjejmë se teuhidi rububije sjell domosdoshmërisht teuhidin uluhije-të  adhurimit të Allahut.

Fjala për teuhidin rububije dhe frytet që ai sjell, janë të panumërueshme dhe këto që thamë janë vetëm disa qëndresa të shpejta me të cilat krahasohen të tjerat.

 

Muhamed ibn Ibrahim el Hamd

Burimijetes.com

26.12.2008

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com