All for Joomla All for Webmasters

E KUNDËRTA E TEUHIDIT ER-RUBUBIJE

. Posted in Teuhidi i njohjes.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Teuhidin rububije e kundërshton ateizmi dhe mohimi i ekzistencës së Allahut të Madhëruar.

Atë e kundërshton gjithashtu besimi në ndonjë rregullues dhe veprues tjetër bashkë me Allahun e Madhëruar, në komandimin e kozmosit, në krijim, në zhdukje, në ngjallje, në sjelljen e të mirës apo largimin e të keqes, si dhe të tjera si këto prej domethënieve të Hyjnësisë (rububijes)

, apo të besuarit se Allahu ka ndonjë rival në atë që përmbajnë Emrat dhe Cilësitë e Tij, si dija e të fshehtës, Madhështia, Kryelartësia etj.

Atë e kundërshton gjithashtu besimi në ndonjë ligjvënës tjetër me Allahun e Madhëruar, sepse Ai është i Vetmi Zot dhe kjo gjë përfshin Urdhërin e Tij ndërkozmik dhe atë të sheriatit.

 

Muhamed ibn Ibrahim el Hamd

Burimijetes.com

26.12.2008

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com