All for Joomla All for Webmasters

PËRKUFIZIMI I TEUHIDIT TË EMRAVE DHE CILËSIVE TË ALLAHUT

. Posted in Teuhidi i Emrave dhe Cilesive.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

1. Teuhidi i Emrave dhe Cilësive të Allahut është besimi në atë me të cilën Allahu ka cilësuar Veten e Tij në Librin e Tij, apo e ka cilësuar Atë i Dërguari i Tij (salallahu alejhi ue selem) prej Emrave të Bukur dhe Cilësive të Larta, pastaj marrja e tyre ashtu siç kanë ardhur, në mënyrën që i përshtatet Allahut të Lartëmadhëruar.

 

2. Apo, ai është bindja në veçimin e Allahut të Madhëruar me përsosmërinë absolute nga të gjitha anët dhe me Cilësitë e Madhështisë, Krenarisë dhe Bukurisë.

 

3. Ndërsa shejh Abdurrahman ibën Seadi e ka përkufizuar me përkufizim gjithëpërfshirës, kështu: "Teuhidi i Emrave dhe Cilësive të Allahut është besimi në veçimin e Allahut të Madhëruar me përsosmërinë absolute nga të gjitha anët, me Cilësitë e Madhështisë, Krenarisë dhe Bukurisë, në të cilat nuk e shoqëron askush në asnjë lloj forme. Kjo, duke pohuar të gjitha ato që ka pohuar Allahu për Veten e Tij, apo që ka   pohuar për Të i Dërguari i Tij (salallahu alejhi ue selem), prej të gjitha Emrave, Cilësive, kuptimeve të tyre dhe rregullave të tyre të cilat kanë ardhur në Kuran dhe Sunet, sipas mënyrës që i përshtatet Madhështisë dhe Krenarisë së Tij, pa mohuar asgjë prej tyre, pa i hequr kuptimin, pa i ndryshuar dhe pa përngjasim. Si dhe mohimi i asaj që Allahu e ka mohuar për Veten e Tij, apo që e ka mohuar nga Ai i Dërguari i Tij (salallahu alejhi ue selem), prej të metave e mangësive, si dhe prej çdo gjëje që e mohon Përsosmërisë së Tij."

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Burimijetes.com

18.06.2010

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com