All for Joomla All for Webmasters

RËNDËSIA E TEUHIDIT TË EMRAVE DHE CILËSIVE TË ALLAHUT

. Posted in Teuhidi i Emrave dhe Cilesive.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Dija për Teuhidin e Emrave dhe Cilësive, si dhe besimi në të ka rëndësi të madhe, gjë të cilën e tregojnë edhe pikat e mëposhtme:

1. Besimi në këtë lloj të teuhidit bën pjesë në besimin në Allahun e Madhëruar, pasi që nuk mund të qëndrojë besimi në Allahun nëse nuk beson në Emrat dhe Cilësitë e Tij.

2. Njohja e teuhidit të Emrave dhe Cilësive të Allahut dhe besimi në të sipas mënyrës që kanë besuar selefët e parë (të parët tanë të mirë) të këtij populli, është adhurim i Allahut të Madhëruar, sepse Allahu na ka urdhëruar me këtë gjë dhe bindja ndaj Tij është e detyrueshme.

3. Besimi në të sipas mënyrës së selefëve të mirë (të parëve tanë të mirë) është rrugë për shpëtimin nga devijimi dhe rrëshqitja në të cilat kanë rënë refuzuesit e tyre Cilësive, apo përngjasuesit e tyre me ato të krijesave, si dhe të tjerë të cilët kanë devijuar në këtë temë.

4. Besimi në të sipas mënyrës së saktë e të vërtetë është shpëtim nga kërcënimi i Allahut i Cili thotë: "...dhe largojuni shoqërisë së atyre të cilët i përgënjeshtrojnë (dhe përdhosin) Emrat e Tij!" El Araf, 180.

5. Kjo dije është më fisnikja e dijeve dhe më e vlefshmja e tyre në mënyrë të padiskutueshme, kështu që marrja me të dhe studimi i saj është marrje me qëllimin më të lartë dhe me dhurimin më fisnik.

6. Ajeti më madhështor në Kuran është ajeti El Kursi dhe kjo për shkak se ai përfshin këtë lloj të teuhidit.

7. Sureja El Ihlas është e barabartë me një të tretën e Kuranit, sepse ajo është veçuar për Cilësimin e Allahut të Madhëruar.

8. Besimi në këtë lloj të teuhidit sjell fryte të mëdha dhe adhurime të ndryshme, diçka prej së cilës na bëhet e qartë nga fjala për frytet e besimit në Teuhidin e Emrave dhe Cilëve.

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Burimijetes.com

12.07.2010

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com