All for Joomla All for Webmasters

E KUNDËRTA E TEUHIDIT TË EMRAVE DHE CILËSIVE

. Posted in Teuhidi i Emrave dhe Cilesive.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Teuhidin e Emrave dhe Cilësive e kundërshton mohimi dhe devijimi i tyre në të cilin hyn edhe zhveshja e domethënies së tyre, përngjasimi, përshkrimi, lënia e domethënies së tyre tek Allahu, ndryshimi dhe komentimi i tyre.

 

1. Mohimi dhe devijimi. Në kuptimin gjuhësor ky është animi dhe nga kjo vjen edhe animi i varrit duke gërmuar më shumë nga ana e Kibles.

Ndërsa në sheriat devijimi është të devijuarit nga ajo që duhet të besosh apo të veprosh.

Ndërsa devijimi në Emrat e Allahut është devijimi i tyre, i domethënies dhe realitetit të tyre nga e vërteta e pohuar për to.

 

Llojet e devijimit në Emrat dhe Cilësitë e Allahut:

 

a)    Mohimi i ndonjë Cilësie për të cilën argumenton një Emër, siç bëjnë mohuesit e Cilësive të Allahut (El-muatile).

b)    Marrja e tyre si argument për përngjasimin e Allahut me krijesat e Tij, siç bëjnë përngjasuesit e Allahut me krijesat e Tij.

c)    Quajtja e Allahut me diçka që Ai nuk e ka quajtur Veten e Tij, sepse Emrat e Allahut janë fikse dhe nuk ka vend për logjikën në to, siç kanë bërë të krishterët të cilët e kanë quajtur Allahun "Ati", ose filozofët të cilët e kanë quajtur "Shkaku veprues", apo "Inxhinieri i kozmosit", apo "Mendja sistemuese" e të tjera si këto.

d)    Të nxjerrurit nga Emrat e Tij emra për idhujt, si nxjerrja e emrit "El-Lat" nga Emri "El-Ilah", apo "El-Uza" nga "El-Aziz".

e)    Cilësimi i Allahut me diçka që nuk i shkon për shtat, si fjala e çifutëve se Allahu u lodh nga krijimi i qiejve dhe tokës, kështuqë të shtunën Ai pushoi që të shlodhej, apo si fjala e tyre se Allahu është i varfër.

 

2. Zhveshja e Emrave nga domethënia e tyre. Në domethënien gjuhësore kjo është marrë nga heqja, braktisja dhe boshllëku. E këtij kuptimi është edhe e Fjala e Allahut: "dhe shumë puse uji të braktisur" El-Haxh, 45.

D.m.th: që i kanë braktisur të zotët e tyre dhe nuk shkojnë të marrin më ujë prej tyre.

Ndërsa në sheriat ajo është mohimi i Emrave dhe Cilësive të Allahut, apo e një pjese prej tyre dhe kjo është dy llojesh:

 

a) Mohim i plotë, si mohimi i xhehmive të cilët i mohuan Cilësitë e Allahut, madje ata që e kanë tepruar fare prej tyre mohojnë edhe Emrat e Tij.

 

b) Mohim i pjesshëm, si mohimi i esh'arive të cilët mohojnë disa Cilësi të Allahut dhe pohojnë disa të tjera. I pari që e shpiku një gjë të tillë në këtë popull ka qenë El-Xhead ibn Dirhem.

 

3. Përngjasimi. Ky është pohimi i të ngjashmes së diçkaje, ndërsa në sheriat ai është të besuarit se Cilësitë e Allahut janë si ato të krijesave, si p.sh: të thotë dikush se Allahu ka Dorë si dora ime. (Ky është kufër).

 

4. Përshkrimi: Tregimi i formës së Cilësisë, si p.sh të thuash: Dora e Allahut, apo Zbritja e Allahut në dynja është kështu e kështu. Apo se Dora e Tij është e gjatë etj. Ose të pyesësh për Cilësitë e Allahut me pyetjen: "Si?"

 

5. Lënia e domethënies së tyre tek Allahu, d.m.th të gjykuarit se domethënia e teksteve që flasin për Cilësitë e Allahut është e panjohur dhe e paarritshme nga mendja jonë. Domethënien e tyre e di vetëm Allahu.

Ose ajo është pohimi i Cilësive dhe lënia e domethënies dhe formës së tyre tek Allahu i Madhëruar.

Por e Vërteta është se domethënia e Cilësive të Allahut është e njohur për ne, ndërsa forma dhe mënyra e tyre është në Dijen e Allahut të Madhëruar.

 

6. Ndryshimi i cili është ndryshimi i fjalës së tekstit apo i kuptimit të tij.

Ndryshimi i fjalës mund të sjellë ndryshimin e kuptimit, por mund edhe të mos e ndryshojë kuptimin. Këtu janë tre lloje:

 

a)    Ndryshim i fjalës me ndryshim të kuptimit të saj, si ndryshimi disa prej tyre fjalën e Allahut: "Dhe Allahu i foli Musait një të folur." En-Nisa, 164. Duke e kthyer fjalën Allah, në atë mbi të cilin bie veprimi dhe jo veprues, që të dalë se folësi është Musa (alejhis-selam).

b)    Ndryshim i fjalës pa ndryshim të kuptimit të saj, si ndryshimi i zanores së shkronjës "d" në Fjalën e Allahut: "El-Hamdu lilahi rabil-alemin", duke thënë: "El-Hamde lilahi…" Por kjo përgjithësisht bëhet nga ndonjë i paditur, sepse ai që e bën këtë nuk ka ndonjë qëllim, përgjithësisht.

c)    Ndryshim në kuptim i cili është ndryshimi i kuptimit të dukshëm dhe real të fjalës, pa ndonjë argument, si ndryshimi i kuptimit të "Duarve të Allahut" me Fuqinë, Mirësinë etj.

 

7. Komentimi. Në kuptimin gjuhësor ai sillet rreth disa kuptimeve, prej të cilave është kthimi, fundi, përfundimi dhe shpjegimi.

Ndërsa në sheriat ai përdoret për tre kuptime, dy nga të cilët janë të sakta, të pranuara dhe të njohura tek selefët, ndërsa i treti është i shpikur dhe i kotë.

Këto kuptime janë si më poshtë:

 

Kuptimi i parë:Shpjegimi; sqarimi i kuptimit dhe qartësimi i tij. Ky është përkufizimi i shumicës së dijetarëve të Tefsirit të Kur'anit, si Ibën Xheriri e të tjerë. Shpesh ata thotë: Komentimi i këtij ajeti është kështu e kështu. D.m.th shpjegimi i tij.

 

Kuptimi i dytë: Realiteti në të cilin përfundojnë gjërat. Kjo është e njohura për kuptimin e komentimit në Kuran dhe Sunet, siç thotë Allahu i Lartësuar: "A mos presin bërjen e asaj realitet (Kiametin)?" El-Earaf, 53, "Kjo është më e mira dhe përfundimi më i mirë." El-Isra, 35.

Gjithashtu edhe Fjala e ALlahut për Jusufin (alejhis-selam): "Ky është realiteti i ëndrrës sime të mëparshme."

 

Kuptimi i tretë: Devijimi i fjalës nga kuptimi i drejtpërdrejtë i saj në një kuptim të ndryshëm nga ai. Ky është përdorimi i të mëvonshmëve prej dijetarëve të shkencës së fjalës e oratorisë etj. Si p.sh. komentimi i tyre fjalën "Qëndrim mbi" me fjalën "mbisundim", apo si komentimi i fjalës "Dorë" me "Fuqi" e kështu.

Pikërisht kjo është ajo për të cilën kanë kritikuar selefët.

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Burimijetes.com

07.10.2010

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com