All for Joomla All for Webmasters

GRUPET QË HUMBËN NË EMRAT DHE CILËSITË TË ALLAHUT

. Posted in Teuhidi i Emrave dhe Cilesive. Vizita: 376

fShare
0
Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ekzistojnë shumë grupe të cilat kanë humbur në këtë temë dhe prej tyre po përmendim:

1. El-Xhehmije: Pasuesit e El-Xhehm ibn Safuan. Këta i mohojnë Emrat dhe Cilësitë e Allahut.

2. El-Mu'tezile: Pasuesit e Uasil ibën Atait dhe Amër ibën Abid. Këta pohojnë Emrat, por mohojnë Cilësitë e Allahut, duke besuar se pohimi i tyre çon në pohimin e shumë të vjetërve (zotave).

3. Esharitë: Pasuesit e Ebu Hasen El-Esh'ari. Këta pohojnë Emrat dhe vetëm disa prej Cilësive. Ata thonë se Allahu ka shtatë Cilësi të cilat i kap logjika dhe të cilat i quajnë: "Kuptime". Këto Cilësi janë: Jeta, Dija, Fuqia, Dëshira, Dëgjimi, Shikimi dhe Fjala. Sigurisht që pohimi i tyre vetëm këto Cilësi është në kundërshtim me rrugën e të parëve tanë të mirë.

4. El-Maturiditë: Pasuesit e Ebu Mensur El-Maturidi. Këta pohojnë Emrat dhe disa Cilësi, megjithatë mënyra e pohimit të tyre është në kundërshtim me rrugën e të parëve tanë të mirë.

5. El-Mumethile- përngjasuesit: Këta i pohojnë Cilësitë, por i konsiderojnë ato të ngjashme me ato të krijesave. Thuhet se i pari që e ka thënë këtë ka qënë Hisham ibën El-Hakem Er-Rafidi.

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Burimijetes.com

 

30.10.2010

fShare
0
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com