All for Joomla All for Webmasters

ÇËSHTJE TË CILAT I KANË SHPIKUR MUTEKELIMUNËT

. Posted in Teuhidi i Emrave dhe Cilesive. Vizita: 578

fShare
0
Pin It

 

"Fjalët përmbledhëse"

 

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në librat e Akides përmendet shpesh shprehja "Fjalët përmbledhëse". Po çfarë është për qëllim me këto fjalë përmbledhëse? Çdo të thotë të qënurit e tyre përmbledhëse? Çfarë është për qëllim me përdorimin e tyre? Ç'është ajo që ka shtyrë në përdorimin e tyre? A janë përmendur ato në Kuran dhe Sunet? Cila është rruga e selefëve në trajtimin e këtyre shprehjeve?

 

Përgjigja e këtyre pyetjeve është si më poshtë:

 

Janë për qëllim me "Fjalët përmbledhëse" disa shprehje të cilat i përdorin mohuesit e Cilësive të Allahut, ose ato janë shprehje të cilat i kanë vënë mutekelimunët (pasuesit e shkencës së fjalës dhe filozofisë).

Kuptimi i të qënurit të tyre përmbledhëse është se ato përmbajnë të vërteta dhe të kota, ose mund të thuhet se ato janë shprehje që përmbajnë kuptime të vërteta dhe kuptime të kota. Por mund edhe të thuhet: për shkak të fshehjes së qëllimit me përdorimin e tyre, saqë nuk mund të kuptohen nga vetë shprehja, por kanë nevojë për shkoqitje e sqarime.

Qëllimi i mohueseve të Cilësive me përdorimin e këtyre shprehjeve është arritja në mohimin e Cilësive të Allahut të Lartësuar, duke u argumentuar me pastrimin e Tij nga të metat.

Ajo që i shtyu ata për këtë është pamundësia e tyre nga të ballafaquarit me pasuesit e Sunetit me argumente dhe prova të vërteta. Kështu që, ata iu kthyen kësaj rruge për të fshehur e mbuluar gënjeshtrën dhe falsifikimin e tyre.

Këto shprehje nuk janë përmendur as në Kuran dhe as në Sunet, por ato janë prej shprehjeve të përdorura nga pasuesit e oratorisë e filozofisë.

Metoda e selefëve në trajtimin e këtyre shprehjeve është se ata heshtin në këto shprehje, sepse ato nuk janë përmendur në Kuran dhe Sunet as me pohim dhe as me mohim. Ata as nuk i pohojnë dhe as nuk i mohojnë ato.

Ndërsa për kuptimin që përmbajnë këto fjalë, ata bëjnë sqarime dhe nëse është kuptim i kotë nga i cili duhet pastruar Allahu, ata e kthejnë mbrapsht atë dhe nëse ka kuptim të saktë i cili nuk mund të jetë absurd për Allahun, ata e pranojnë atë, por në vend të tij përdorin shprehjen që ka ardhur në sheriat dhe që i përshtatet vendit të saj.

 

Më poshtë po paraqesim disa shembuj prej këtyre fjalëve përmbledhëse:

1.    Krahu, ana, drejtimi.

2.    Kufiri.

3.    Aksidentalet.

4.    Pjesët përbërëse, organet, shtyllat, gjymtyrët.

5.    Ndodhja e gjërave me Allahun (futja e Allahut tek krijesat- panteizmi).

6.    Seria, vargu.

 

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Burimijetes.com

08.12.2010

 

fShare
0
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com