All for Joomla All for Webmasters

NJË STUDIM I SHKURTËR PËR DISA SHPREHJE PËRMBLEDHËSE (6)

. Posted in Teuhidi i Emrave dhe Cilesive.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së gjashti: Futja e Allahut në gjërat aksidentale. Këtë shprehje e përdorin mutekelimunët dhe më poshtë po paraqesin disa hollësira në lidhje me domethënien e tij, qëllimin e tyre prej tij dhe kthimin e përgjigjes atyre.

a) Kuptimi i fjalës "futje" është të qënurit e një trupi mbajtës në brendësinë e tij një trup tjetër, siç është futja e ujit në gotë.

b) Kuptimi i fjalës "aksidentale" është çdo krijesë e paraprirë nga asgjëja dhe mosekzistenca (që nuk ka qenë më parë). Kjo quhet ndryshe krijim kohor. Këtyre gjërave të shpikura mund t'u thuhet se kanë nevojë për të tjerat dhe quhen krijim qenësor.

Krijimi qenësor është të qënurit e diçkaje e nevojshme për diçka tjetër që të ekzistojë.

Ndërsa krijimi kohor është të qënurit e diçkaje e paraprirë nga asgjëja në kohë.

c) Kuptimi i shprehjes "Futja e aksidentaleve tek Allahu", d.m.th.: qëndrimi i tyre me Allahun dhe qenia e tyre brenda Tij.

d) Çfarë qëllimi kanë mohuesit e Cilësive me këtë shprehje? Qëllimi i tyre është mohimi i të cilësuarit e Allahut me cilësitë e zgjedhjes së veprave të cilat janë veprat që Ai i kryen kur të dojë dhe si të dojë, siç është "ardhja për të gjykuar mes krijesave", Qeshja, Kënaqja, Gëzimi, etj. Ata i mohojnë të gjitha cilësitë që kanë të bëjnë me zgjedhjen e kryerjes apo moskryerjes së tyre.

e) Cili është argumenti i tyre për këtë? Argumenti i tyre është se qëndrimi i këtyre cilësive nëpërmjet Allahut, do të thotë që krijimet, d.m.th.: gjërat e krijuara që ekzistojnë, qëndrojnë me Allahun (brenda Tij). Kjo do të thotë se Ai është bërë i shpikur pasi që nuk ka qenë, sikur krijesat të ishin brenda Tij, gjë e cila është absurde.

f) Përgjigja e pasuesve të sunetit është se ata thonë: “Kjo shprehje nuk ka ardhur as në Kuran dhe as në Sunet, as me mohim dhe as me pohim, si edhe nuk ka qenë i njohur tek të parët e këtij populli.”

Ndërsa për sa i përket kuptimit të saj, bëhet shkoqitja e mëposhtme:

Nëse me mohimin e futjes së krijesave tek Allahu është për qëllim se asgjë prej krijesave të Tij nuk mund të hyjë në Qenien e Tij të Shenjtë, apo se Atij nuk ndodh ndonjë cilësi e ripërtërishme të cilën nuk e ka pasur më parë, ky mohim është i saktë, sepse Allahu i Madhëruar nuk është vend për krijesat e Tij dhe ato nuk gjenden brenda Tij, si dhe nuk i ndodh Atij ndonjë cilësi e re të cilën nuk e ka pasur më parë.

Por, nëse është për qëllim me "gjërat e reja", veprat e zgjedhjes së Allahut të cilat i kryen kur do dhe si të dojë, siç është Zbritja, Qëndrimi mbi Arsh, Kënaqja, Zemërimi, Ardhja për gjykimin mes krijesave etj., ky mohim është i kotë dhe i kthyer mbrapsht.

Madje i thuhet atyre se pohimi i këtyre është pohim i asaj që ka pohuar Allahu për Veten e Tij në Librin e Tij, apo në gjuhën e të Dërguarit të Tij (sal-lallahu alejhi ue sel-lem).

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Burimijetes.com

15.03.2011

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com