All for Joomla All for Webmasters

DISA FJALË PËR ALEGORINË (2)

. Posted in Teuhidi i Emrave dhe Cilesive. Vizita: 412

fShare
0
Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit

Së pesti: Disa shembuj për shprehje në të cilat dallohet kuptimi i vërtetë nga ai alegorik, apo figurativ:

  1. Dielli ka dy kuptime: njëri është kuptimi origjinal i cili tregon yllin e madh të njohur, ndërsa tjetri është kuptimi alegorik i cili tregon fytyrën e ëmbël.
  2. Deti ka dy kuptime: njëri është kuptimi origjinal i cili tregon ujin e shumtë e të kripur, ndërsa tjetri është kuptimi alegorik i cili tregon burrin bujar që jep shumë, ose dijetarin me dije të madhe.
  3. Dora ka dy kuptime: njëri është kuptimi origjinal i cili tregon gjymtyrën e njohur, siç thua: “Shkrova me dorën time.” Ndërsa kuptimi tjetër është figurativ dhe tregon të mirën, si fjala jote: "Filanit i kam një dorë." D.m.th.: I kam borxh një të mirë.

 

Së gjashti: Si mund të dallojmë ndërmjet kuptimit të vërtetë dhe atij alegorik?

Ato dallohen nga konteksti i fjalëve dhe konkluzionet e gjendjeve. Asnjëherë nuk mund të thuhet se të dy këto domethënie, e vërteta dhe alegoria, janë të njëjta, në mënyrë që nëse thuhet shprehja, ajo tregon për të dyja këto kuptime njëherësh. Si p.sh.: të thuash se fjala "diell" tregon në mënyrë të vërtetë për yllin e njohur dhe për fytyrën e ëmbël, apo se fjala "det" është e vërtetë për ujin e shumtë e të kripur dhe për burrin bujar. Por është e domosdoshme që të gjendet një shenjë dhe arsye e cila cakton kuptimin e dëshiruar.

 

Së shtati: Përse është quajtur "alegoria" (el-mexhaz) me këtë term?

Sepse në gjuhën arabe ajo është marrë nga fjala: Kaloi këtë vend dhe shkoi në atë vend. Nëse ai e kapërcen atë.

D.m.th.: që alegoria është emër i vendit ku kapërcen dhe qëndron në të.

Ndërsa realiteti i alegorisë është kalimi nga një vend në një vend tjetër. D.m.th.: Transportimi i shprehjeve nga një vend në një tjetër, si fjala jonë: "Zejdi është luan". Ndërkohë që dihet se Zejdi është njeri, ndërsa luani është kafsha e njohur. Këtu ne e kemi kapërcyer "njerëzoren", d.m.th.: kapërcyem nga ajo dhe e shprehëm me luanëzoren, për shkak të një lidhjeje ndërmjet atyre dyjave e cila është cilësia e trimërisë. Ky është shkaku i të emërtuarit të alegorisë me këtë term.

 

Ndërsa e vërteta është marrë nga fjala "e vërtetë" e cila është diçka e qëndrueshme.

Kjo të bën të ndjesh ndryshimin e domethënies së këtyre dy fjalëve; E vërteta është qëndrueshmëria e diçkaje, ndërsa alegoria është kapërcimi dhe zhvendosja e saj.

 

Së teti: A kanë realitet të gjitha përdorimet alegorike dhe e ka alegori çdo e vërtetë?

Përgjigja është se çdo alegori ka të vërtetë, sepse asaj nuk i është vënë ky term, veçse për shkak të kapërcimit të saj kuptimin e vërtetë. Por nuk është e domosdoshme që çdo e vërtetë të ketë alegori.

 

Së nënti: Cili është përdorimi origjinal i fjalës, e vërteta apo alegoria?

Përgjigja është se origjina e fjalës është përdorimi i vërtetë i saj dhe nuk mund të devijohet fjala nga e vërteta e saj për në alegoriken, veçse me argument, siç e vumë re në shembujt e mësipërm.

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Burimijetes.com

18.05.2011

 

 

fShare
0
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com