All for Joomla All for Webmasters

DISA FJALË PËR ALEGORINË (5)

. Posted in Teuhidi i Emrave dhe Cilesive. Vizita: 431

fShare
0
Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin për të dërguarin Muhamed, për familjen e tij, si dhe për të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

E trembëdhjeta: Përfundimi i fjalës për alegorinë.

 

Pas këtij qëndrimi të shkurtër me çështjen e alegorisë dhe kundërshtimit në pohimin apo mohimin e saj, bëhet e qartë se shkaku më i madh për mohimin dhe refuzimin e saj ka qenë se mohuesit e Cilësive të Allahut e kanë marrë atë si rrugë për devijimin e disa teksteve të sheriatit dhe veçanërisht në temën e Cilësive të Allahut.

Ky është shkaku që i shtyu disa dijetarë të jenë të shtrënguar në kundërshtimin e atyre që thonë se alegoria ekziston në gjuhën arabe. Përndryshe, nëse çështja do të ishte thjesht term gjuhësor mbi të cilin nuk shkaktohet futje në çështjet e sheriatit, çështja do të ishte e lehtë dhe nuk do të kishte ndonjë kundërshtim të madh në të. Por kur disa dijetarë vunë re rrezikshmërinë e saj dhe numrin e madh të bidatçinjëve që e përdorën atë për qëllimet e tyre, ata nxituan në mohimin e saj për të mbyllur derën e së keqes. Në krye të këtyre dijetarëve ka qenë shejhu i Islamit Ibën Tejmija (Allahu e mëshiroftë) në shumë vende në librat e tij, edhe pse ai e ka pranuar alegorinë në një periudhë të jetës së tij.

 

Shejh Abdul-Muhsin El-Asker thotë në parathënien e një dorëshkrimi të tij për alegorinë: "Mendoj se shejhu i Islamit, Ibën Tejmija, e ka pranuar alegorinë në një periudhë të jetës së tij. Kam parë në librin "Mehasin et-te'vil" të Xhemalud-Din El-Kasimi, këtë tekst: "Ibën Tejmija ka thënë në një fetva të tij: -Ne e pranojmë alegorinë e cila ngrihet mbi argument dhe komentimin e saktë. Nuk gjendet në ndonjë prej fjalëve tona apo të ndonjërit prej nesh, se ne nuk e pranojmë alegorinë dhe komentimin. Por ne mohojmë prej tyre atë që kundërshton të vërtetën dhe të saktën, si dhe atë që hap derën për të shkatërruar sunetin dhe Librin, si dhe për t'u bashkuar me devijuesit prej ehlil-kitab (çifutët dhe të krishterët)." 

 

Nga fjalët e imam Ahmedit dhe shumicës e shokëve të tij është se në Kuran ka alegori, ndërsa nga imamët e tjerë nuk njihet ndonjë fjalë në këtë çështje.

Ndërsa një grup dijetarësh prej shokëve të tij e të tjerë, si Ebu Bekër ibën Ebi Daud, Ebu El-Hasen El-Hirzi, Ebu El-Fadl Et-Temimi, Ibën Hamid etj, kanë shkuar në refuzimin e alegorisë në Kuran.

Ajo që i shtyu ata në këtë refuzimin e tij ishte ajo që panë prej devijimit të devijuesve të Kuranit me pretendimin se kanë domethënie alegorike. Ata i bënë ballë humbjes duke i prerë lëndën asaj, por puna më e mirë është e mesmja dhe ekonomikja!"

 

Pas përcjelljes së fetvasë së Ibën Tejmijes, shejh El-Asker thotë: "Megjithëse unë nuk e kam gjetur këtë fetva në mesin e librave të botuar të shejhut të Islamit, kjo nuk do të thotë se ajo nuk gjendet në shkrimet e tij. Por unë jam i sigurt dhe nuk dyshoj aspak në ngjitjen e kësaj fjale shejhut të Islamit, Ibën Tejmijes (Allahu e mëshiroftë), për shkaqet e mëposhtme:

 

1. Librat ebotuar nga shkrimet e shejhut të Islamit përbëjnë një pjesë shumë të vogël të atyre që ai ka shkruar gjatë gjithë jetës së tij. Ti e di se ai ka pasur kalem të rrjedhshëm dhe shumë e shumë shkrime, sa që Dhehebiu ka thënë: "I kam kaluar më shumë se treqind vëllime me fetvatë e Ibën Tejmijes."

2. Kush ka edhe lidhjen më të pakët me kulturën e shejhut të Islamit, nuk kundërshton se kjo frymë është fryma e tij dhe ky stil është stili i tij. Tek kjo fetva kanë qëndruar disa dijetarë dhe janë përgjigjur sipas saj. Prej këtyre dijetarëve është shejh Muhamed El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) dhe shejhu ynë Abdurr-Rrahman El-Berak (Allahu e ruajtë).

3. Ai që e ka përcjellë këtë fetva është prej më të shumtëve njerëz që ka lexuar shkrimet e shejhut të Islamit dhe nxënësit të tij Ibën El-Kajim në këtë kohë dhe ai jetonte në vendet e Shamit, në vendet e dy shejhave. Pastaj shkrimet e El-Kasimi dhe veçanërisht tefsiri i tij, janë të mbushura me transmetime të shumta nga ata të dy.

Pastaj, ai ishte njëri prej të paktëve në kohën e tij të cilët ndoqën rrugën e selefëve, që i shërbyen asaj dhe hoqën shumë në këtë rrugë.

Shejhu (El-Asker) nuk do t'ia mvishte kurrë shejhut të Islamit një fjalë për të cilën do të kishte dyshim në ngjitjen e saj atij!"

 

Lutja jonë e fundit është: Falënderimi qoftë për Allahun, Zotin e botëve dhe paqja dhe salati i Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin!

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Burimijetes.com

23.10.2011

 

 

 

fShare
0
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com