All for Joomla All for Webmasters

RËNDËSIA E TEUHIDIT ULUHIJE

. Posted in Teuhidi i adhurimit.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Teuhidi uluhije është nga më të rëndësishmit lloje të teuhidit, për shkak të këtij teuhidi janë dërguar profetët dhe janë zbritur librat e Allahut. Për shkak të këtij lloj teuhidi janë kryer zhveshur shpatat e xhihadit dhe është bërë ndarja midis muslimanëve dhe jobesimtarëve.

Hafidh el Hakemi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:

Allahu për këtë Profetët ka dërguar

Në adhurimin e Tij së pari për të ftuar.

Allahu librat i ka zbritur të qartësuar

Të vërtetën nga e kota në to ka dalluar.

Allahu të Dërguarin e Tij e obligoi

Me luftë kundër kush teuhidin e mohoi.

Që e gjithë feja t’i drejtohet vetëm  Atij

Fshehtazi e Haptazi dhe me përpikëri.

Kështu, umetin e tij me të  e obligoi.

Të ashpër ndaj mohuesve në Kuran i cilësoi.[1]

Dijetari i njohur islam ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka treguar për rëndësinë e teuhidit të adhurimit (teuhid el-ibadeti) ku ka thënë: “Adhurimi i Allahut është gjëja që Allahu do dhe kënaqet më shumë, ndaj dhe për shkak të kësaj Ai i krijoi krijesat. Allahu thotë: ‘Unë nuk i kam krijuar xhindët dhe njerëzit për tjetër gjë, vetëm se të më adhurojnë .’"  (Dhariat, 56)

Me këtë teuhid Allahu ka dërguar Profetët dhe kjo duket qartë nga fjala e Nuhut, të cilën ia drejton popullit të tij. Allahu i Lartësuar thotë: "Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i tij, e ai tha: ‘O populli im, adhuroni Allahun. Nuk keni zot tjetër përveç Tij. Unë kam frikë për dënimin tuaj në një ditë të madhe." (Araf, 59)

Më pas, ka vazhduar të flasë ky dijetar duke thënë: “Me këtë lloj të teuhidit i ka cilësuar Allahu melaiket dhe profetët ku thotë: "Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e tokë. E ata që janë pranë Tij, nuk shprehin mendjemadhësi në adhurim ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadeti) monoton. Ata e lartësojnë (Allahun) natën e ditën dhe nuk mërziten." (Enbija, 19-20)

Allahu i ka nënçmuar ata të cilët tregojnë mendjemadhësi ndaj adhurimit të Tij me fjalën e Tij. "Zoti juaj ka thënë: ‘Më lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem. Vërtet  ata që tregojnë mendjemadhësi e shmangen adhurimit Tim, patjetër do të hyjnë në xhehenem të nënçmuar. ". (Gafir, 60)

Ndërsa robërve[2] të Tij të zgjedhur ia ka bërë adhurimin cilësi të tyre. Allahu  i Lartësuar thotë:

" Është  një burim prej të cilit pinë robërit e Allahut dhe e bartin atë ku të duan.” (Insan, 6)

" E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: ‘Paqë!’" (Furkan, 63)

Në një vend tjetër ky dijetar ka thënë: “Dije se nevoja e robit për Allahun është që ta adhurojë Atë të vetëm e të mos t’i shoqërojë Atij askënd. Ai nuk ka të ngjashëm që mund të krahasohet, por i përngjan në disa raste nevojës së trupit që ka për ushqim dhe ujë, e ndërmjet tyre ka dallime të shumta.”

Vërtet realiteti i robit është trupi dhe shpirti i tij dhe këto nuk mund të drejtohen dhe përmirësohen vetëm nëse kthehen e mbështeten tek Allahu, i Cili nuk ka shok e as ortak, kështu që ai nuk qetësohet në këtë botë vetëm se me përmendjen e Tij. Ai (njeriu) përpiqet të kthehet tek Allahu  me veprat e tij dhe sigurisht që do ta takojë Atë, sepse ai nuk mund të arrijë sukses vetëm se me takimin e Tij.

Nëse robi arrin të gjej ndonjë lloj kënaqësie apo gëzimi tek dikush tjetër veç Allahut sigurisht që ajo nuk do të vazhdojë gjatë, porse ajo ndryshon nga një gjendje në tjetrën dhe nga një person tek tjetri. Ai mund të kënaqet me të në disa raste, ka raste që ajo do të kthehet në ankth e stres në kohën kur njeriu kënaqej e gëzohej me të. Ndodh që lidhja me të mund ta dëmtojë, po kështu edhe prezenca e saj.

Ndërsa  lidhja me Allahut pa tjetër që është e vazhdueshme dhe nuk ndërpritet, ajo është prezent në çdo kohë dhe në çdo gjendje,  ndaj dhe kudo që të jetë robi Ai është me të(3ndaj dhe për këtë imami ynë Ibrahimi (alejhi selam), i dashuri i Allahut, ka thënë sikurse e përmend Allahu fjalën e tij në Kuran: " ...Unë nuk i dua ata që humbin."  (En’am, 76)

Kështu që gjejmë ajetin më të madh në Kuranin famëlartë : "Allahu është Zoti i vetëm, nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Tij. I Përjetshmi (pa fillim e pa mbarim) Vigjilenti (mbrojtësi dhe ruajtësi i gjithçkaje që ekziston)..."  (Bekare, 255) [4]

Dijetari Ibën Sad (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë për rëndësinë  e këtij lloj teuhidi: "Kjo është nga bazat më të mëdha në përgjithësi, si dhe nga bazat më të plota dhe më të rëndësishme. Në  të njëjtën e kohë shohim se kjo bazë është ajo e cila i jep njeriut sukses nëse e ruan atë, si dhe për shkakun e tij i krijoi Allahu xhindët dhe njerëzit. Allahu për shkakun e saj i ka zbritur shpalljet. Nëse njeriu do ta ruaj këtë bazë sigurisht që ai do të ketë sukses, ndërsa me humbjen e saj nuk ka vetëm se fatkeqësi dhe shkatërrim.”

Kështu që gjejmë se  të gjitha ajetet kuranore urdhërojnë në përmbajtjen e saj, ose ndalojnë nga e kundërta e saj, ose i gjejmë se flasin për shpërblimin e atyre të cilët i përmbahen asaj në këtë botë dhe në ahiret (botën tjetër), apo dallimin midis tyre dhe idhujtarëve (atyre të cilët i shoqërojnë Allahut shok).

Rëndësia e këtij lloj teuhidi del në pah gjithashtu dhe nga aspekti se të gjitha veprat e njeriut janë të lidhura ngushtë me të, po ashtu ky lloj teuhidi i përmbledh të gjitha llojet e teuhidit.[5]

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Përktheu: Bledar Haxhiu

Burimijetes.com

18.01.2009

 

[1]Mukhtesar Mearixh el Kabul Hafidh el Hakemi f, 16  Mearixu Kabul 1/432                                         

[2]Nga emërtimet më të larta me të cilën i ka emërtuar Allahu robërit e Tij të cilët e adhurojnë atë është abd (rob). Ky emërtim tregon nënshtrimin e plotë që ka robi ndaj Zotit të tij, ndaj dhe gjejmë që Allahu e ka emërtuar me këtë cilësi profetin tonë Muhamedin (salallahu alejhi ue selam), i cili është njeriu më i lartë dhe më me pozitë tek Allahu.

[3] Allahu është me të, jo me qenien e Tij por me dijen, mbikëqyrjen, ndihmën, etj.

Si dhe nga kjo fjali kuptohet se Allahu është me të, ngaqë ky njeri nuk pushon së kujtuari Atë dhe Allahu e di më së miri.

[4]“Mexhmuatuei fetaua”  Ibën Tejmije  f,  25.

[5] Abdurrahman Sadi  “Koulu sedid fi mekasidu teuhid”

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com