All for Joomla All for Webmasters

SHTYLLAT E TEUHIDIT ULUHIJE

. Posted in Teuhidi i adhurimit.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Si çdo vepër tjetër edhe teuhidi uluhije i ka shtyllat e tij. Disa dijetarë kanë caktuar për këtë lloj teuhidi dy kushte, ndërsa disa të tjerë kanë caktuar për të tri kushte, megjithatë do të mundohemi të flasim për to shkurtimisht.

1. Sinqeriteti. Disa dijetarë e kanë emërtuar edhe si teuhidi i dëshirës, kështu që robi nuk dëshiron vetëm se një gjë të vetme dhe ai është Allahu i Lartësuar, pra nuk e shoqëron këtë dëshirë tjetër.

2. Besnikëria. Kështu robi shpenzon të gjitha fuqitë  e tij në adhurimin e Allahut, Zotit të tij.[1]

3.  Njësimi i rrugës. D.m.th.: pasimi i rrugës së Profetit (salallahu alejhi ue selam).

Argumentet për këto tri shtylla janë të shumta, nga këto mund të përmendim:

Argumenti i sinqeritetit.Allahu thotë: "...Ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, përveç që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij." Bejine, 5.

Argumenti i Besnikërisë.Allahu thotë:" Nëse ata do të jenë besnik ndaj Allahut do të ishte mirë për ta." Muhamed, 21.

Allahu thotë:" O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe jini me ata që janë besnikë (në fjalë dhe vepra)."  Teube, 199.

Argumenti i pasimit të rrugës së Profetit(salallahu alejhi ue selam). Allahu thotë: " Thuaj! Nëse e doni Allahun, atëherë pasomëni mua që Allahu t’ju dojë."  Ali Imran,  31.

Kështu pra nëse mblidhen tek personi këto të tria, atëherë ai do të arrijë lumturinë dhe çdo të mirë dhe nuk i pakësohet kjo mirësi vetëm nëse tregohet i pakujdesshëm për një nga këto të tri shtylla.

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Përktheu: Bledar Haxhiu

Burimijetes.com

25.01.2009

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com