All for Joomla All for Webmasters

25 SHKAQE TË RRITJES SË ADHURIMIT NË ZEMRËN E NJERIUT

. Posted in Teuhidi i adhurimit.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Teuhidi është një pemë që mbin në zemrën e besimtarit, ai i shtrin degët dhe e shton rritjen e tij. Bukuria e tij shtohet sa herë që ai vaditet me bindje që të afrojnë për tek Allahu i Madhëruar. Kështu që, shtohet dashuria e robit për Zotin e tij, njëkohësisht shtohet tek ai edhe frika, shpresa dhe mbështetja e fortë tek Ai. Pra, teuhidi me këto plotësohet dhe vërtetohet, vërtetimi i tij nuk është me dëshira  dhe as me pretendime larg realitetit.

Vërtetimi i saj është me anë të bindjes dhe besimit, realitetit njerëzor, besnikërisë, moralit të lartë dhe punëve të  mira që kanë zënë vend në zemrën e njeriut.

Nga shkaqet që realizojnë rritjen e adhurimit në zemrën e njeriut janë:

1. Kryerja e bindjeve duke shpresuar atë që gjendet tek Allahu.

2. Lënia e mëkateve nga frika e dënimit të Allahut.

3. Meditimi në mbretëritë e qiejve dhe të tokës.

4. Njohja e emrave dhe cilësive të Allahut, si dhe atë që kërkojnë ato, gjurmët e tyre dhe argumentet që ka në to për Madhërinë dhe Përkryeshmërinë e Allahut.

5. Shtimi i dijes së dobishme dhe punimi me të.

6. Leximi i Kuranit me meditim dhe kuptimi i tij dhe i atyre që ai kërkon.

7. Afrimi tek Allahu me nafilet pas namazeve farz.

8. Përmendja e Allahun në çdo gjendje, me gjuhë dhe zemër.

9. Dhënia përparësi gjërave që do Allahu kur kërkohet të zgjedhësh.

10. Meditimi në mirësitë e Allahut, të dukshme apo të padukshme, si dhe dëshmimi i bujarisë dhe bamirësisë së madhe që bën Ai ndaj robërve të Tij.

11. Nënshtrimi i zemrës ndaj Allahut dhe nevoja për të.

12. Vetmia me Allahun në momentin e zbritjes së Tij, në një të tretën e fundit të natës, leximi i Kuranit në këtë kohë dhe përfundimi i kësaj kohe me kërkim falje dhe teube.

13. Ulja dhe qëndrimi me njerëzit e mirë, me ata që janë të sinqertë dhe që e duan njëri-tjetrin për hir të Allahut, si dhe përfitimi prej fjalëve të tyre.

14. Largimi nga çdo gjë që është shkak për vënien e pengesës ndërmjet zemrës dhe Allahut.

15. Lënia e të folurit të tepërt, ushqimit të tepërt, përzierjen e tepërt me njerëzit dhe shikimin.

16. Të dojë robi për vëllanë e tij besimtar atë që e dëshiron për veten e tij dhe të luftojë me vetveten për arritjen e këtij qëllimi.

17. Pastërtia e zemrës nga mëria e besimtarëve, pastrimi i saj nga smira, mendjemadhësia, mashtrimi dhe vetëpëlqimi.

18. Të kënaqurit me rregullin e Allahut të Lartësuar.

19. Falënderimi në mirësi dhe durimi në fatkeqësi.

20. Kthimi për tek Allahu kur bie në gjynahe.

21. Shtimi i punëve të mira, si bamirësia, morali i mirë, lidhjet farefisnore etj.

22. Pasimi i Profetit (salallahu alejhi ue selam) në çdo të vogël e të madhe.

23. Xhihadi në rrugë të Allahut.

24. Të ushqyerit e mirë (me hallall).

25. Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.

 

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Përktheu: Bledar Haxhiu

20.10.2009

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com