All for Joomla All for Webmasters

USHQIMI IDEAL

. Posted in Shendeti.

Pin It

Ushqimi eshte i domosdoshem per organizmin tone, por a mund te behet ai shkaktari kryesor per problemet tona shendetesore?

Kriza shendetesore qe po kalon njerezimi, a mund te parandalohet me nje regjim te drejte ushqimor?

A e dini se i Derguari i fundit i Zotit, Muhamedi (alejhi selam) i ka mesuar muslimaneve bazat e te ushqyerit dhe rendesine e tij shendetesore dhe shpirterore?

Ushqimi ideal është ushqimi i plotë dhe i balancuar, që i përmban të gjithë komponentët ushqyes të domosdoshëm për organizmin në sasi të kufizuar dhe në harmoni me njëri-tjetrin, me shije të pëlqyer dhe pa mikrobe e parazitë të dëmshëm që shkaktojnë sëmundje.

Komponentët ushqimorë bazë të domosdoshme për organizmin

1. Proteinat. Organizmi ka nevojë për një numër ushqimesh amine për zhvillimin dhe ruajtjen e indeve. Proteinat njihen si lëndët ndërtuese, sepse ato marrin pjesë në ndërtimin e të gjitha indeve të trupit, si dhe në rruazat e gjakut.

Proteina gjendet në burime bimore, si: drithërat dhe bishtajoret; dhe në burime shtazore, si: mishi, peshku, pula.

Nevoja e trupit për proteina shtohet edhe më shumë në fazat e zhvillimit tek fëmijët, gjatë shtatzanisë, gjidhënies dhe kohës së pubertitetit.

Organizmi ka nevojë për 1 gram proteinë për çdo kg të peshës së trupit, çdo ditë.

2. Karbohidratet (niseshtetë dhe sheqernat). Karbohidratet i mundësojnë organizmit fuqinë e nevojshme për kryerjen e veprave të pavetëdijshme, si: frymëmarrja, rrahjet e zemrës, lëvizjet e zorrëve, muskujve, si dhe të veprimtarive aktive ditore. Nga ana tjetër, karbohidratet ruajnë konstante temperaturën e trupit tonë. Teprica e karbohidrarteve që futen në organizëm shndërrohen në glukoz dhe rezervohet në mëlçi ose në muskuj, ose kthehet në yndyrë (dhjam) dhe zë shtresë nën lëkurë.
Karbohidratet gjenden te drithërat, ëmbëlsirat, reçelet, etj.

3. Yndyrat. Yndyrat luajnë rol të rëndësishëm në ushqim dhe ato janë burimi i kalorive në trup. Yndyrat gjenden te: vajrat bimorë, si për shembull vaji i farës së susamit, i bathës, etj; si dhe te mishi i kafshëve.

4. Vitaminat. Vitaminat ndihmojnë në veprimtaritë dhe reagimet jetike të trupit, si dhe e ruajnë atë nga sëmundjet. Ato janë të domosdoshme për balancimin e komponenteve të tjerë ushqimorë.

Vitaminat ndahen në dy lloje:

a) Vitamina që treten në yndyrë, si: Vitamina A, K, H, D. Këto gjenden te ushqimet të përziera me yndyrat dhe vajrat.

b) Vitamina që treten në ujë, si: Vitamina B, B2, B6, B12, Acidi Folic, Vitamina C.
Mungesa e  vitaminave shkakton një numër sëmundjesh, në varësi të vitaminës së mangët.

5. Kripërat Minerale. Këto përfshihen në veprimtarinë jetike dhe kontribojnë në zhvillimin e dhëmbëve dhe kockave. Mungesa e tyre çon në shfaqjen e disa sëmundjeve të ndryshme. Prej këtyre kripërave minerale përmendim: Kalciumi, Fosfori, Hekuri, Jodi, etj.

Dobitë shëndetësore të ushqimit ideal

1. Ushqimi i plotë dhe i balancuar ndihmon në krijimin dhe zhvillimin e qelizave të trupit.
2. Ndihmon në zëvendësimin e indeve dhe në rindërtimin e indeve të dëmtuara.
3. Ushqimi është burim energjive kalorike sepse ai digjet brenda organizmit tonë dhe na jep kalori, me anë të cilës ne mund të kryejmë të gjitha detyrimet dhe nevojat tona të përditshme.
4. Ushqimi i mirë na ndihmon në luftimin e sëmundjeve, sepse ai fuqizon imunitetin e trupit tonë.
5. Ushqimi i mirë ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe të kockave si rezultat i depozitimit të kalciumit në qeliza.

Faktorët që ndikojnë në nevojat ushqimore për çdo njeri:

1. Mosha: fëmijët kanë nevojë më shumë për ushqim në fazën e zhvillimit.
2. Gjinia: Meshkujt kanë nevojë për më shumë energji kalorike se sa femrat.
3. Lloji i punës: sa më shumë të mundohet trupi, aq më shumë nevojë për kalori ka ai.
4. Gjendja fiziologjike: gratë shtatzëna dhe ato gjidhënëse kanë nevojë më shumë për ushqimet ndërtuese (proteinat) dhe energjike (yndyrat).

5. Gjendja shëndetësore: kur i sëmuri është duke rimarrë veten, nevoja për komponentët ushqimorë tek ai është më e madhe.

Për shëndet sa më të plotë, të gjatë dhe larg sëmundjeve:

Ha ushqime të shumëllojshme dhe elimino ushqimet e rafinuara.

Plotëso nevojat ushqimore të trupit, me vitamina, proteina, minerale dhe yndyra, duke i perfituar ato kryesisht nga produktet bimore dhe jo ato shtazore.

Kufizo ngrënien e mishit të kuq, konsumimin e qumështit dhe produkteve të tij.

Ha peshk 1-2 herë në javë.

Rrallo kafen dhe çajin, dhe mos pi pije me gaz, alkool, duhan.

Ruaju kripës dhe yndyrave.

Pirja sa më shumë ujë gjatë ditës është e domosdoshme. (1-2 litër ujë në ditë).

Shto konsumimin e të gjitha llojeve të perimeve dhe zarzavateve të freskëta e të gjalla, ose të ziera pak, veçanërisht: karrotën, pataten e ëmbël (të kuqe), rrepën, domatet, fasulet e jeshile (bishtajë), brokoli, fasulet, thjerrëzat, agrumet e plota (me gjithë krunde: grurin e zi, bukën e zezë), orizin e zi. Sallatat janë të dobishme, sidomos të shoqëruara me hurdhër ose qepë, dy faktorë shumë të rëndësishëm kundër infeksioneve dhe tumoreve.

Zierja e perimeve mbi avull është më shëndetësore.

Rrallo ushqimet e skuqura në maksimum, sepse ato shkaktojnë përhapjen e atyre që quhen Free Radicals.

Lëngu i rrushit është shumë i dobishëm dhe i nevoshëm për problemet e veshkave dhe të mëlçisë.

Qumështi i sojës, susamit dhe i orizit janë shumë ushqyes dhe të dobishëm.

Mos ha ushqim veçse kur je i uritur dhe mos fut ushqim mbi ushqim në stomak.

Mos fli menjëherë pas ngrënies, sidomos në darkë, por lëviz sa më shumë.

Ushtrimet fizike, aerobike dhe ecja janë të domosdoshme.

Meditimi i bën mirë trurit, shëndetit dhe shpirtit, prandaj medito në krijimet madhështore të Zotit Fuqiplotë.

Kryerja e namazeve që ka urdhëruar Zoti, i jep shëndet dhe gjallëri trupit dhe shpirtit të njeriut, prandaj mos harro se ti, o njeri, ke trup dhe shpirt, dhe shëndeti i këtyre dyjave është i lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.

Smira, zilia, urrejtja, keqdashja dhe veti të tjera negative si këto, e sëmurin trupin e njeriut dhe zemrë e shpirtin e tij, dhe anasjelltas, dashuria, dashamirësia dhe vetitë pozitive emocionale, i japin gjallëri dhe shëndet trupit dhe shpirtit të njeriut.

Program ushqimor udhëzues

Në mëngjes: Pas zgjimit, bëj disa ushtrime fizike (rreth 15 min – muslimanët këtë e bëjnë me marrjen abdes dhe faljen e namazit të sabahut), pastaj ha mëngjes, i cili nuk duhet lënë asnjëherë. Fillo me një pije frutash (banane, mollë, etj) të përzierë  me qumësht soje, kjo do ishte më e mira. Preferohet që për mëngjes të ketë një nga kokrrat e bishtajoreve të bluara.

Paradite: Një frut i freskët dhe pak bajame ose fara të tjera.

Në drekë: Shumë perime të gjalla ose të ziera pak, me oriz, ose fasule, ose thjerrëz, peshk, bukë e zezë, sallatë, etj. Sallata është e domosdoshme sidomos kur gatuhet mish.

Mbasdite: Një frut i freskët dhe pak bajame ose fara të tjera. Disa ushtrime fizike, aerobike, ecje, etj.

Në darkë: Darka duhet të hahet rreth dy orë para fjetjes. Perime të gatuara mbi avull (ose të ziera pak); zgjidh karrotat, broklin, bathën, kërpudhat, specet e jeshile, kungullin e njomë. Nëse i gatuan mbi avull, nuk duhen lënë më shumë se 5 minuta. Shoqëroji me oriz të zi ose me ndonjë produkt të mjellit të zi, etj.

[Vertet qe pese kohet e namazeve te dites dhe te nates e bejne njeriun te mesoje rregullin, orarin, disiplinen dhe te gjitha te mirat qe i nevojiten atij ne jeten e kesaj bote, dhe padyshim ne arritjen e pelqimit te Zotit te tij dhe ne fitimin e parajses se Tij ne boten tjeter.]

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com