All for Joomla All for Webmasters

FIKU

. Posted in Shendeti.

Pin It

Emri shkencor: Ficus Carica L. Familja: Moraceae.
Anglisht: Common fig tree.
‏‎Frëngjisht: Figuer, Carique.
Gjermanisht: Echter feigenbaum. Italisht: Ficaja, Fico.
Turqisht: ‎Incir ağ.

Dobitë kuruese

Fiku eshte prej frutave qe Allahu e ka permendur ne Kuran duke u betuar ne te – dhe Allahu nuk betohet veçse per diçka qe eshte prove e madhe nga provat e Madheshtise dhe Urtesise se Tij, madje e ka quajtur Suren me emrin: Surja “Et Tin” – “Fiku”. Ne kete sure thuhet:
“Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm
1. Për fikun dhe ullirin,
2. për malin e Sinait
3. dhe për këtë Qytet të sigurt (Mekën),
4. Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer,
5. pastaj e çuam atë (kur nuk beson) në gjendjen më të ulët,
6. përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të
kenë shpërblime të pandërprera.
7. Atëherë, çfarë të shtyn ty (o njeri), që ta mohosh Ditën e
Kiametit?
8. A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!”

Fiku ka vlera te medha ushqyese dhe kuruese, dhe per perdorimet mjekesore te tij permendim:

- Zbutes i brendshem dhe i lekures se thate, jep bark, stimulues, filtrues.

- Perdoret per lungat, keputjen fizike, kapsllekun, problemet e tretjes, problemet e frymemarrjes, dhembjet e fytit, rimarrjen e vetes pas semundjes, zhvillimin, kallot, iriqat, mishin e dhembeve, shtatzanine, kollen, nervin shiatik, plaget e qelbezuara, mplakjen, shpelan melçine dhe shpretken, pastron reren e veshkave dhe temthit,  etj.

Perdorimi: I brendshem, i jashtem, ne farmaceutike dhe veterinari.

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com