All for Joomla All for Webmasters

TË SËMURËT E VESHKAVE

. Posted in Shendeti.

Pin It

Të sëmurët e veshkave në muajin e Ramazanit

Veshkat kryejnë një sërë funksionesh në organizëm, si: pastrimi i gjakut nga mbetjet azotike, mbikqyrja e ekulibrimit të ujit dhe endacakëve në gjak, ruajtjen e ekuilibrit alkalin acidik të qëndrueshëm në organizëm. Nëse veshkat janë të shëndosha, agjërimi për to është pushim dhe shëndet, por nëse janë të sëmura, atëherë ato nuk mund të kryejnë ashtu si duhet funksionet e tyre për përqendrimin e urinës dhe nxjerrjen e lëndëve helmuese si urina me gjak, etj. Prej këtu, për të sëmurin me dështim të veshkave, agjërimi është rëndesë, e veçanërisht në zonat me klimë të nxehtë, sepse mund të ndodhë shtim i urinës së gjakut dhe i kreatinës në gjak. Çdo i sëmurë me veshka duhet të konsultohet me mjekun e tij para se të agjërojë, sepse nëse ai nuk konsumon sasi të mjaftueshme uji, mund të goditet nga dështimi i veshkave.

a) Rastet e rënda të sëmurëve me veshka: Disa të sëmurë me veshka mund të kenë nevojë të shtrohen në spital dhe të kurohen atje. Në këtë rast nuk duhet dhe nuk mundet të agjërohet. Prej këtyre rasteve është infeksioni akut i veshkave, infeksioni akut i fshikëzës së urinës dhe kolitit veshkor, infeksioni akut i glomusit dhe veshkave, etj.

b) Gurët e veshkave: Nëse dikush nuk ka pasur më parë gurë në veshka, nuk ka pse të shqetësohet në muajin e Ramazanit, por ata që kanë gurë në veshka, ose kanë një histori të ripërtëritjes së gurëve në veshka, gjendja e tyre mund të përkeqësohet nga thatësira në rast se nuk konsumojnë sasi të mjaftueshme lëngjesh. Të sëmurët me gurë në veshka është mirë që të mos agjërojnë në ditët e nxehta, sepse në këto ditë urina pakësohet ndjeshëm dhe kjo ndihmon rritjen e madhësisë së gurëve. Gjithësesi, përcaktimi i gjendjes i kthehet mjekut të posaçëm. Në rast të agjërimit, të sëmurët me gurë në veshka duhet të konsumojnë sasi të mjaftueshme lëngjesh në darkë dhe në syfyr, si dhe t’i shmangen të nxehtit dhe lodhjes gjatë ditës.

c) Infeksioni Pyelonephritis kronik: kjo gjëndje mund të çojë pas një kohe drejt dështimit veshkor, prandaj këshillohet që të prekurit prej saj të mos agjërojnë, sepse mund të shtonte shanset e dështimit renal.

d) Të sëmurët me Golmerulonephritis kronik: Sëmundje ku veshka preket me parregullsi në fuksionet e saj, dhe mund të arrijë në paralajmërimin veshkor në të cilin i sëmuri preket nga enjtja e këmbëve, nga pakësimi i albuminës në gjak dhe shfaqja e sasive të mëdha proteine në urinë. Këta të sëmurë këshillohen të mos agjërojnë, sidomos nëse sëmundja shoqërohet nga paralamërimi veshkor, ngritja e tensionit të gjakut apo dështimi veshkor.

e) Dështimi renal kronik: Disa prej sëmundjeve të veshkave kalojnë në disa faza që përfundojnë me atë që quhet dështim renal kronik, dhe kjo ndodh kur prishet një pjesë e madhe e indeve të veshkave. Në këtë rast, i sëmuri ankohet për këputje të përgjithshme, urinim të shumtë, urinim natën dhe etje të vazhdueshme. Në këto raste ndodh shtim i nivelit të urinës së gjakut dhe të kreatinës, dhe mund të rritet potasiumi i gjakut, prandaj të sëmurët me dështim kronik të veshkave këshillohet të mos agjërojnë. Por nëse i sëmuri kurohet me dializë, mund të agjërojë në ditët që nuk bën dializë. Por e theksojmë përsëri, se i sëmuri duhet të konsultohet me mjekun e tij të posaçëm.

Marrë nga Mjekësia Bimore Arabe

Burimijetes.com

03.07.2015

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com