All for Joomla All for Webmasters

I SËMURI ME DIABET

. Posted in Shendeti.

Pin It

I sëmuri me diabet në muajin e Ramazanit

Të sëmurët me diabet ndahen në dy grupe: njëri grup mund të agjërojë, kurse i dyti ndalohet nga agjërimi.

a) Të sëmurët me diabet që mund të agjërojnë:

–  I sëmuri me diabetin e të rriturve, tipi 2, i cili kurohet vetëm me dietë ushqimore.

–  I sëmuri me diabetin e të rriturve që kurohet me dietë ushqimore dhe ilaçe për uljen e sheqerit në gjak: ky grup ndahet në dy lloje:

1. I sëmuri që merr vetëm një kokërr në ditë; zakonisht ky mund të agjërojë, me kusht që menjëherë pas ezanit të akshamit të bëjë iftar me 2-3 kokrra hurma arabe dhe një gotë ujë, pastaj të falë namazin e akshamit, dhe pas namazit të marrë ilaçin, pastaj të hajë vaktin e plotë të iftarit.

2. I sëmuri që merr dy kokrra në ditë; zakonisht mund të agjërojë, por me kusht që njërën kokërr ta marrë para vaktit të plotë të iftarit, kurse para syfyrit të marrë vetëm gjysëm kokrre dhe jo një të plotë. Po kështu duhet të veprojnë edhe ata që marrin më shumë se dy kokra ilaçe në ditë, duke përgjysmuar kokrrën që merr në syfyr, gjithnjë duke u konsultuar së pari me mjekun e vet.

b) Të sëmurët me diabet që nuk mund të agjërojnë:

1. I sëmuri me diabetin e rinisë.

2. I sëmuri që merr sasi të madhe insulin (më shumë se 40 njësi në ditë), apo ata që marrin insulin dy herë në ditë.

3. I sëmuri me diabet të paqëndrueshëm.

4. E sëmura me diabet që është shtatzënë.

5. I sëmuri i moshuar që vuan nga diabeti për një kohë të gjatë dhe në të njëjtën kohë vuan nga komplikacionet e avancuara të sëmundjes.

6. I sëmuri i prekur me ngritjen e sheqerit pak ditë para muajit të Ramazanit apo në fillim të tij.

Duhet pasur parasysh se:

– I sëmuri që preket nga kriza të pakësimit të sheqerit në gjak apo shtimit të madh të tij, duhet ta ndërpresë menjëherë agjërimin, sepse ka nevojë për ilaç të menjëhershëm.

– Ngrënia e ushqimit duhet të ndahet në tre vakte të barabarta: i pari në kohën e Iftarit, i dyti pas namazit të Teravive dhe i treti në kohën e Syfyrit.

–  Vakti i syfyrit duhet të shtyhet sa më shumë të jetë e mundur, deri në mbarimin e kohës së tij dhe në hyrjen e kohës së sabahut.

–  Kujdes nga teprimi në ngrënie, sidomos me ëmbëlsirat dhe lëngjet e ëmbëltuara.

Në përgjithësi, lejimi i të sëmurit për të agjëruar apo moslejimi i tij, dhe sistemimi i kohës së marrjes së ilaçeve, kthehet te mjeku kurues dhe te askush tjetër.

Marrë nga Mjekësia Bimore Arabe

Burimijetes.com

03.07.2015

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com