All for Joomla All for Webmasters

GRUAJA SHTATZËNË

. Posted in Shendeti.

Pin It

 

Gruaja shtatzënë dhe gjidhënëse në muajin e Ramazanit

Kërkimet e reja shkencore kanë sqaruar se agjërimi i Ramazanit shkakon ndryshime fiziologjike dhe kimike te gruaja shtatzënë, por ai nuk ndikon për keq tek ajo që është e shëndetshme dhe që nuk vuan nga ndonjë sëmundje. Por megjithatë, nuk mund të thuhet prerë së kjo vlen për të gjitha gratë shtatzëna dhe gjidhënëse, sepse ka gra shtatzëna dhe gjidhënëse që mund të agjërojnë, dhe ka të tjera që nuk munden. Nëse dikush prej këtyre agjëron dhe ndjen dhimbje të mëdha koke, apo veshje të syve, këputje dhe lodhje të përgjithshme apo pafuqi për kryerjen e çdo lloj pune, kjo do të thotë se ka rënie të ndjeshme të sheqerit në gjak, ose se ekziston diçka jonormale, kështu që duhet të konsultohet me mjekun e vet.

Cilat janë ato gjendje sëmundjesh që i lejojnë gruas shtatzënë të mos agjërojë?

– Rënia e tensionit të gjakut (numrit të lartë kur matet tensioni) nën 100 mlm merkuri, sepse kjo mund te shkaktojë gjendjen e të fikëve, plus pamundësinë e përqendrimit.

– Të vjellat që shoqërojnë gruan shtatzënë, sidomos gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë.

– Helmimi i shtatzënisë: kur ndodh ngritje e tensionit të gjakut dhe shfaqet albumin në urinë.

– Kur ndodh rënie në sheqerin e gjakut.

– Kur ekziston një sëmundje tjetër fizike.

Shkurtimisht: Agjërimi apo jo i gruas shtatzënë në muajin e Ramazanit varet nga gjendja e saj dhe e fetusit në kohën para hyrjes së Ramazanit; nëse të gjithë treguesit dhe gjendja e shtratit tregojnë se shëndeti i saj dhe i fëmijës është i plotë, atëherë në më të shumtën e gjasave, doktori apo doktoresha muslimane do të këshillojë për të agjëruar.

Marrë nga Mjekësia Bimore Arabe

Burimijetes.com

06.07.2015

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com