All for Joomla All for Webmasters

Të keqen që ofroni qëndron tek ju, por edhe e mira që ofroni tek ju kthehet përsëri

. Posted in Familja islame.

Pin It

 

bukeTregohet se një grua gatuante përditë bukë për familjen e saj. Ajo bënte një bukë tepër çdo ditë dhe e vendoste në dritare për ndonjë të varfër që kalonte andej.
Filloi të kalonte çdo ditë një gungaç i cili merrte bukën dhe thoshte: “Të keqen që ju ofroni qëndron tek ju dhe të mirën që ofroni kthehet përsëri tek ju!”

E bënte këtë përditë... kalonte merrte bukën dhe përsëriste këto fjalë: ”Të keqen që ju ofroni qëndron tek ju dhe të mirën që ofroni kthehet përsëri tek ju!”


Filloi gruaja të mërzitet nga gungaçi i cili nuk ishte mirënjohës për bukën që merrte e nuk dinte vetëm se të thotë këtë fjalë... ”Të keqen që ju ofroni qëndron tek ju dhe të mirën që ofroni kthehet përsëri tek ju!” Sikur ta di se ç'domethënë me këtë!?


Një ditë tha me vete dhe vendosi të hiqte qafe këtë gungaç... ku mendoi që të hidhte helm në bukën që ai do të merrte. Në momentin që do ta vendoste në dritare duart filluan t'i dridhen dhe ndërgjegjja e pastër po i thoshte ç’je duke bërë?! Menjëherë e mori dhe e hodhi në furrë bukën dhe e dogji. Pastaj gatoi një tjetër dhe e vendosi në dritare si çdo ditë.


Si zakonisht erdhi gungaçi e mori bukën dhe ashtu si çdo ditë duke pëshpëritur të njëjtat fjalë: ”Të keqen që ju ofroni qëndron tek ju dhe të mirën që ofroni kthehet përsëri tek ju!”
Çdo ditë gruaja e mjerë bënte dua për djalin e saj i cili kishte dalë të kërkonte riskun dhe për disa vjet nuk dinte asnjë haber për të, e priste ta shikonte djalin e saj dita ditës.


Po në këtë ditë ku ndodhi historia e bukës së helmuar trokiti dera në darkë dhe kur ajo e hapi –e çuditur- gjeti para syve djalin e saj. Ishte i lodhur, i rraskapitur, i uritur dhe me rroba gjysmë të shqyera,... sapo e pa nënën e tij i tha: "Ardhja ime sot këtu është mrekulli. Duke u kthyer mbas mijëra milje, duke ecur në këmbë më kaploi lodhja dhe uria këmbët mu këputën dhe thashë se vdiqa. Një burrë gungaç po kalonte aty pranë dhe i thashë të më japë për të ngrënë diçka, çfarë të ketë. Ishte njeri i mirë sepse nxori nga çanta një copë bukë të plotë dhe ma dha ta haja. Kur isha duke e ngrënë më tha se kjo është gjithë ushqimi i tij që posedon porse sot do ta jap ty sepse ti ke nevojë më shumë se unë." Sapo dëgjoi nëna këto fjalë zgurdulloi sytë dhe iu fut tmerri, u mbështet në derë dhe iu kujtua buka e helmuar që gatoi sot në mëngjes. Sikur mos ta kishte hedhur në zjarr ajo do të ishte ushqimi i djalit të saj sot dhe këtu do përfundonte jeta e tij!


Në atë moment e kuptoi ç'do të thoshte fjalia e gungaçit: ”Të keqen që ju ofroni qëndron tek ju dhe të mirën që ofroni kthehet përsëri tek ju!”

Pra, gjithmonë bëj mirë e kurrë mos pusho edhe nëse nuk të ka vlerësuar kush në atë moment. Sepse një ditë prej ditësh Allahu i Madhëruar do të shpërblejë për çka ke bërë, qoftë kjo gjatë jetës tënde në këtë dynja apo në ahiret.


Përktheu: F. Gurra

Burimi Jetës

10.05.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com