All for Joomla All for Webmasters

Martesë e qëndrueshme dhe e vazhdueshme

. Posted in Familja islame. Vizita: 2193

Pin It

 

unazatKur është një martesë e qëndrueshme dhe e vazhdueshme, që të ketë lumturi në jetën e bashkëshortëve?

 

Shejh Ibn Uthejmini -Allahu e mëshiroftë!- thotë:

 

"Duhet që secili prej bashkëshortëve të sillet mirë me tjetrin, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:

 

"Jetoni dhe silluni mirë me to!" En-Nisa, 19.

 

Gjithashtu thotë:

"Ato (gratë) kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë." El-Bekare.

 

Nëse arrin mirëkuptimi dhe sjellja e mirë ndërmjet dy bashkëshortëve, atëherë qëndron dashuria ndërmjet tyre dhe plotësohet mirësia.

Sa ka prej atyre që janë ndarë, për shkak të sjelljes jo të mirë ndaj njëri-tjetrit?!

 

Nëse secili prej tyre i frikësohet Allahut dhe sillet mirë me tjetrin dhe i jep hakun e detyruar, arrijnë mirësinë dhe begatinë. Por, nëse shtohen grindjet dhe mosmarrëveshjet ndërmjet dy bashkëshortëve, do të gjesh se shkaku kryesor është sjellja jo e mirë dhe mosrespektimi i njëri-tjetrit.

 

Gjen që burri e godet gruan e tij për një gjë të pavlerë dhe gjen që ajo i mban inat dhe e armiqëson atë për një gjë shumë të ulët.

Prandaj është detyrë për secilin prej tyre, që të sillen mirë me njëri-tjetrin ashtu siç i ka urdhëruar Allahu."

 

"El-likau shehrij" 12.

Burimi Jetës

17.07.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2017 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com