All for Joomla All for Webmasters

A e dini pse ne jemi në facebook?

. Posted in Familja islame. Vizita: 1387

Pin It

 

fbMotra të nderuara!

 

A e ka pyetur veten ndonjëra ndonjëherë pse unë e kam këtë llogari?

Ne nuk jemi në facebook as për të servirur pamjet tona...;

As për t'i treguar botës mirësitë e shumta që kemi...;

As për t'iu ankuar botës për vështirësitë tona...etj., etj.

 

Ne jemi në facebook vetëm për një gjë...

Jemi në facebook për të mbushur dhe shtuar rradhët e atyre që përhapin fjalën e Allahut të Madhëruar dhe çdo të mirë.

Ndërsa pranimin e burrave të huaj në shoqëri jo se jo...pooooor edhe shoqërimi me femra të jetë me kujdes.

 

Çfarë do të thonit për një grua e cila ecën rrugës dhe ulet e bisedon me këdo që takon në rrugë?

A nuk do të thonit: ç'është ky njeri i kotë?

E njëjta gjë edhe në facebook. 

 

Këto janë lidhje prej së cilës nuk ke asnjë përfitim, përkundrazi mund të tërheqë posht e të të hapë dyert shejtanit, i cili mund të çojë në rezultate të padëshiruara. Ndërkohë që, pjesëtarët e familjes, e ata që ti do të përgjigjesh për ta përpara Allahut, janë të lënë mënjanë fare.

 

Lus Allahun e Madhëruar të na i hapë sytë e zemrës, të na bëjë të dobishme kudo që jemi dhe të na ruajë nga sherri i çdo krijese të Tij!

 

Me shumë respekt dhe dashuri motra juaj F. Gurra!

___________

Burimi i Jetës

11.08.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2017 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com