All for Joomla All for Webmasters

Guri dhe thesari

. Posted in Familja islame. Vizita: 5784

Pin It

guriNëna e buzëqeshur i thotë nuses së djalit të saj, mbasi kishin kaluar muajin e mjaltit:

-Dole me sukses, bëre që djali im të shkojë të falë namazet me xhemat… Atë që s'e bëra dot unë për 30 vjet ti e bëre për 30 ditë, - dhe sytë iu mbushën me lot...

Nusja e djalit ia kthen: - A e di, oj nëna ime, historinë e gurit dhe thesarit?
Tregojnë se një gur i madh kishte rënë në rrugë dhe kishte penguar njerëzit të kalonin. Një person mori nismë që ta thyente këtë gur... edhe pse i ra shumë herë por, pa rezultat...

Më pas aty pranë kaloi një burrë dhe i kërkoi që ta ndihmonte.
E mori atë që kishte në dorë shoku i tij dhe me një të rënë guri u thye...
Surpriza më e madhe ishte se poshtë gurit gjetën një thesar. Burri që e theu gurin tha: -Thesari është i imi, sepse unë e theva...

Shkuan tek gjykatësi. I pari tha:

-Le të më japë disa prej thesarit, sepse unë u lodha më shumë...

I dyti tha: -Jo, thesari është i imi i gjithë për arsye se unë e theva gurin.

Gjykatësi u tha: -Shumicën e thesarit e merr i pari dhe ti që e theve gurin merr pakicën.

O ti njeri! Sikur mos i kishte rënë ai aq shumë kurrë nuk do të thyhej me rënien tënde.

Edhe nëna 30 vjet lodhet duke e këshilluar djalin e saj për të kryer namazet me xhemat... dhe i gëzohet zemra kur nusja e djalit ia arrin qëllimit. Edhe pse ai për 30 vjet theu këshillën e saj!!!

Plus kësaj, shiko sa sjellje dhe moral i bukur nga nusja e djalit... kurrë nuk ia vuri vetes këtë të mirë, por bëri që nëna të ishte e sigurt se mundi i saj kurrë nuk ka humbur. Ka qenë ajo e cila ka filluar këtë ndërtesë nga themelet gur-gur derisa u bë kaq e madhe dhe ngeli guri i fundit për ta vënë ajo.

Morali i lartë nuk vjen vetëm se nga një njeri i lartë, vjen në format më të thjeshta pa lustra e pa iluzione.

 

O Allah, na udhëzo drejt moralit më të mirë, sepse nuk udhëzon drejt tij askush veç Teje!

Na largo prej moralit të keq, sepse nuk largon prej tij askush tjetër pos Teje!

 

Përktheu: F. Gurra

____________

Burimi i Jetës

15.07.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2017 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com