All for Joomla All for Webmasters

Për ku po shkojnë familjet tona?

. Posted in Familja islame. Vizita: 826

Pin It

familjet tonaPër ku shkojmë në këtë kohë kur rruga jonë është mbushur plot ujqër dhe egërsira?

Karvani shtëpiak ecën në mënyrë individuale, për ku është nisur?

Zgjohuni o njerëz... Nuk do të mbetet diçka që quhet familje kështu siç e kemi nisur.


Për ku po shkojmë?


Shtëpi të zbrazura nga ndjenjat dhe ngrohtësia familjare, e facebook i mbushur me ndjenja dashurie e ngrohtësie!

Shtëpi, anëtarët e së cilës janë bërë secili botë më vete, të izoluar nga njëri-tjetri, dhe të lidhur me persona të tjerë jashtë shtëpisë pa e njohur e pa e ditur!
Është bërë shtëpia, shtëpi pa ndjenja, pa biseda, pa dialogë e pa afrimitet.


Zgjohuni! Kështu janë shtëpitë e merimangës, të dobëta.


Për ku jemi duke shkuar?


Babai, rreth të cilit mblidhej e gjithë familja, u shndërrua dhe u bë router!
Nëna, e cila e mblidhte familjen me ngrohtësinë dhe dashurinë e saj, u shndërrua dhe u bë ekran televizioni! Në shtëpi të gjithë janë të zënë nga të gjithë!

Për ku po shkojmë?!


Nëna...
Babai...
Fëmijët u shndërruan nga përgjegjës në lypsa!

Lypin një (like) pëlqim nga këtu, një lavdërim fals nga atje, e një ndërveprim (figurinë) nga ky e një nga ai! Ka ardhur koha ku ngrohtësinë e kërkojmë nga i huaji, mbasi nuk ia dhamë atë të dashurve dhe të afërmve tanë.


Për ku po shkojmë?!


Bashkëshorte e cila komenton në të gjitha postimet e burrave të huaj dhe pëlqimin e fotove të tyre personale!

Ku në anën tjetër bashkëshorti i saj e pret me padurim të thotë një fjalë pëlqimi reale!
Bashkëshort i cili flet butë me këtë e i vjen keq për atë, e ato kushedi sa larg janë prej tij!

Ndërsa në anën tjetër, bashkëshortja e tij ngjitur me të e ajo kurrë s'e ka parë këtë butësi apo keqardhje për të!


Për ku po shkojmë?


Nënë e cila kontrollon të gjithë botën në rrjetet sociale, nuk i kalon asnjë post vetëm se e lë një gjurmë në të, e nga ana tjetër ajo nuk e di çka ndodhet në shtëpinë e saj!



A ka lënë ajo gjurmë në ngrohtësinë, dashurinë dhe ambientin e saj familjar?


Baba i cili interesohet për të gjitha problemet e botës, i konkludon, i zgjidh, u jep drejtim të gjitha problemeve të javës!

E nga ana tjetër ai nuk e di çka bëhet në shtëpinë e tij, e as nuk ka mundësi të konkludojë shkakun e shterjes së ngrohtësisë shpirtërore dhe familjare në shtëpi!

 

Për ku po shkojmë?

Nënë e cila mërzitet në shkrimin e një të riu "jam i mërzitur", e ajo nuk e di se vajza e saj është e mbytur në mërzinë e vetmisë!

Baba i cili planifikon si të flasë me një vajzë e cila po kalon një krizë psikologjike, e nuk i intereson djali i tij i cili jeton disa kriza psikologjike e jo një!

 

Për ku po shkojmë?


Birit i pëlqejnë të gjitha personazhet që shikon në facebook dhe i shikon si shembull, i respekton, e shkëmben me ta fjalë falënderuese për çka ata shpërndajnë në facebook, ndërsa babai i tij, i cili e shkriu jetën për të, nuk ka gjetur prej tij asnjë fjalë falënderuese apo mirënjohjeje!

Përse u bëmë kështu...?!


Sepse ne kërkojmë për misionin tonë jashtë shtëpisë! Duam që ta kryejmë misionin tonë jashtë mureve të shtëpisë..., me të tjerët..., me të largëtit..., me të huajt që nuk i njohim. Kemi filluar të na pëlqejnë të huajt e na pëlqen ndenja me ta!


Cila është zgjidhja dhe ilaçi?


Zgjidhja është atëherë kur të bindemi se misioni ynë i vërtetë është ai i cili fillon nga shtëpia.

Misioni ynë fillon nga shtëpia, në shtëpitë tona dhe me familjen tonë...

Të bindemi, qoftë edhe një herë të vetme, se shkollat tona, universitetet tona, institutet tona, fabrikat tona, frontet tona formohen nga:

shtëpitë e pastra,

shtëpitë e sigurta,

shtëpitë të cilat u ndërtuan nga banorët e saj, me pastërti dhe nur përpara llaçit me gur.


Duhet ta dimë se kur ta kryejmë misionin tonë në shtëpitë tona ashtu siç duhet shumë prej problemeve do të eliminohen.


Pra ju them se:


"MISIONI JUAJ FILLON NGA SHTËPITË!"



E lusim Allahun e Madhëruar t'i ruajë shtëpitë e umetit të Muhamedit -salAllahu alejhi ue selem- nga çdo e keqe!


Allahu na bashkoftë në të mira dhe devotshmëri, dhe na e përmirësoftë gjendjen tonë! Allahume, Amin!

 

 

Përktheu: F. Gurra

Burimi i Jetës

05.09.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2017 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com