All for Joomla All for Webmasters

Nderimi i gruas në Islam

. Posted in Familja islame.

Pin It

nderimi i gruasFeja islame është e njohur për drejtësinë dhe respektin ndaj grave dhe për këshillat e saj ndaj burrave, për t'i trajtuar gratë e tyre mirë edhe nëse nuk i pëlqejnë ato.

 

Kjo është diçka që gratë para Islamit nuk e kanë gëzuar këtë.

 

Allahu i Lartësuar në Kuran thotë:

"Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim, sepse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një gjë që ju e urreni." Nisa, 19.

 

Ky ajet e prek zemrën e muslimanit të vërtetë, kështu zemërimi i tij zbutet dhe mospëlqimi ndaj gruas së tij  pakësohet.

 

I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka dhënë shumë këshilla për trajtimin e grave, saqë ai e ka cilësuar njeriun që e trajton mirë bashkëshorten e vet, si pjesëtarin më të mirë të umetit të tij.

 

"Besimtari me iman të plotë është ai që është më i sjellshmi, kurse më i miri prej jush është ai që është më i miri për gruan e vet." Termidhiu, hadithi është i saktë.

 

Burimi i Jetës

16.09.2017

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com