All for Joomla All for Webmasters

KUJDESI NDAJ PRINDERVE

. Posted in Familja islame.

Pin It

Çfarë thotë Allahu për kujdesin ndaj prindërve?

... Allahu i lartësuar në Kuran, në shumë vende, na këshillon që të respektojmë të dy prindërit. Na jep porosi që të sillemi mirë me ta dhe t’u bëjmë mirë atyre, por ka vende ku Allahu i lartësuar flet (p.sh.) vetëm për nënën, respektin ndaj nënës, për mirënjohjen ndaj saj, për t’i shërbyer asaj dhe ka vende ku Allahu i lartësuar flet (p.sh) për respektin që duhet të tregohet për babanë ose sjell ato tregime të cilat flasin për respektin ndaj babait, rreth faktit që njeriu duhet që të njohë pozitën e të atit, t’i bëjë mirë atij, t’i shërbejë atij dhe t’i gjendet pranë.

Në Kuran kemi edhe ajetet të cilat flasin për të dy prindërit, por, ka edhe pjesë, ka ajete apo ka pjesë ajetesh, të cilat flasin për respektin e secilit prind më vete. Nuk ka dyshim që kjo llojshmëri trajtimi i jep vlerë më shumë kësaj çështje, e nxjerr në pah më mirë rëndësinë e respektit ndaj prindërve.

Kur flitet për respektin ndaj prindërve, për respektin e të dy prindërve (në disa vende) dhe kur veçohet secili prind (në disa vende të tjera) kjo i jep rëndësi më shumë çështjes, kjo e tërheq vëmendjen më shumë, kjo i zgjon njerëzit që secili t’i japë pozitën që i takon dhe të shlyejë detyrimet ndaj secilit prej prindërve dhe të dinë se si radhiten prioritetet, ndaj kujt e ka detyrimin më të madh, kush meriton mirëbërjen më shumë.

Nga ana tjetër, të mos lihet pasdore edhe pozita e prindit tjetër. Të tregohet njeriu mirënjohës edhe ndaj prindit tjetër se të dy prindërit kanë vendin e tyre. Nëna ka vendin e saj (nuk diskutohet) por edhe babai ka vendin e vet.

Duhet që njeriu të tregohet mirënjohës ndaj të dyve, t’u shërbejë të dyve, t’u gjendet pranë, të kërkojë kënaqësinë e tyre, të plotësojë nevojat e tyre. Por kur nuk mund të plotësohen nevojat e të dyve, atëherë ka përparësi nëna...

Ismail Bardhoshi

Shkëputur nga emisioni “Të drejtat në Islam” – Peace Tv Shqip

E solli në versionin e shkruar: Burimijetes.com

23.08.2014

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com