All for Joomla All for Webmasters

RESPEKTI I ISMAILIT, ALEJHI SELAM, NDAJ BABAIT TË TIJ

. Posted in Familja islame.

Pin It

... Kur Ismaili alejhi selam arrin moshën e angazhimit (mund të angazhohej me punë me të atin e tij, me punët e shtëpisë e kështu me radhë), atëherë Allahu i lartësuar i jep urdhër Ibrahimit që ta bënte kurban djalin e vetëm të tij, Ismailin, alejhi salatu ue selam. Dhe kështu Ibrahimi, alejhi salatu ue selam, vendosi që t’i tregonte drejt të birit.

Këtë urdhër Ibrahimi, alejhi salatu ue selam, e mori në ëndërr dhe i tha: “O biri im, kam parë në ëndërr se duhet të të ther ty.” Allahu më urdhëron në ëndërr që të të ther ty. Dhe ëndërrat e pejgamberëve siç dihet janë hak, janë të vërteta, janë nga Allahu, subhanehu ue teala, dhe ata duhet t’i përmbushin ëndërrat. Prandaj i thotë birit të vet: “Çfarë mendon?” Deshi që t’i merrte mendimin, në mënyrë që zbatimi i urdhërit të bëhej më i lehtë.

Ismaili alejhi salatu ue selam tha: “O babai im, çoje në vend urdhërin tënd!”

Shikoni çfarë respekti tregonte për të atin e tij, çfarë besimi, çfarë bindje kishte tek Allahu subhanehu ue teala! Respekti ndaj babait vjen nga besimi që ka njeriu, prnadaj ne i ftojmë njerëzit në besimin islam, prandaj ne i ftojmë njerëzit për të dëgjuar mësimet e Islamit, se pa besimin në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit, njerëzit vështirë se respektojnë prindërit e tyre.

Janë të rrallë njerëzit që nuk kanë besim në Ditën e Gjykimit dhe respektojnë prindërit e tyre, dhe dëgjojnë prindërit e tyre. Prandaj është përhapur shumë mosbindja ndaj prindërve, sepse mungon besimi, nuk kanë frikë Allahun njerëzit, nuk kanë frikë Ditën e Gjykimit.

Ismaili ishte rritur me besim, ishte rritur me iman, kishte formim fetar dhe në momentin që mori vesh se ky ishte urdhri i Allahut, tha: ”Patjetër duhet të çohet në vend, patjetër duhet dëgjuar babai, patjetër duhet respektuar” - megjithëse urdhëri ishte shumë i vështirë.

Urdhri ishte që të therej Ismaili, alejhi salatu ue selam, por i tha babait: “O babai im, çoje në vend urdhërin e Allahut të lartësuar, se unë do të bëj durim.”

Atëherë, nga kjo nxjerrim shumë mësime:

Së pari: faktin se Ibrahimi, alejhi salatu ue selam, nxitonte në zbatimin e urdhërave të Allahut të lartësuar; dhe i tillë duhet të jetë besimtari.

Së dyti: ëndërrat e pejgamberëve janë hak (të vërteta).

Së treti: dëgjueshmërinë e Ismailit, alejhi salatu ue selam, ndaj babait të tij; dhe i tillë duhet të jetë fëmija ta dëgjojë babanë, duhet ta respektojë, duhet të jetë mirënjohës, të mos e ngrejë zërin para tij, të mos e nevrikos babanë.

E katërta: dëgjueshmëria e Ismailit vinte nga bindja fetare. Tha: “O babai im, zbatoje urdhrin!” Ishte urdhër nga Allahu. Allahu na ka urdhëruar që të dëgjojmë prindërit, t’i respektojmë prindërit, t’u gjendemi pranë, t’u shërbejmë, mos ta ngremë zërin përpara tyre, të mos i lëndojmë prindërit, të kërkojmë mëshirë për prindërit tanë, të lutemi për ta. Këto gjëra ne duhet t’i bëjmë, se janë urdhër nga Allahu subhanehu ue teala...

Ismail Bardhoshi

Shkëputur nga emisioni "Të drejtat në Islam" - Peace TV Shqip

E solli në versionin e shkruar: Burimijetes.com

27.08.2014

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com