All for Joomla All for Webmasters

RESPEKTI I VËLLEZËRVE TË JUSUFIT, ALEJHI SELAM, NDAJ BABAIT TË TYRE

. Posted in Familja islame.

Pin It

… Jakubi, alejhi salatu ue selam, mbasi u nda nga Jusufi, alejhi salatu ue selam, tregonte kujdes të madh për djalin e tij më të vogël, Benjaminin.

Por, Jusufi, alejhi salatu ue selam, u vuri kusht vëllezër të tij dhe djemve të Jakubit, alejhi salatu ue selam, që herën tjetër të sillnin me vete edhe vëllanë e vogël dhe nëse nuk do ta sillnin me vete nuk kishte për t’u dhënë drithë.

Ishin vitet e thatësirës. Ata vinin për të marrë drith në Egjipt – nga Palestina shkonin në Egjipt dhe merrnin drithë. Shkojnë dhe i thonë babait të tyre: “Duhet patjetër të na e japësh, se ndryshe nuk na jep drithë.” Pastaj do të kemi dhe një barrë deveje dhe më shumë, se çdo njeriu i jepej një barrë deveje.

Çfarë ndodhi?!

Jakubi, alejhi salatu ue selam, ua jep, por mbasi i japin besën se do ta kthejnë shëndoshë e mirë, përveç nëse do ndodhte diçka që nuk varej nga dëshira e tyre, që nuk ishte në dorë të tyre. E marrin, shkojnë, mirëpo Jusufi, alejhi salatu ue selam, kurdisi një plan që ta mbante aty Benjaminin, vëllanë e tij. Plani u realizua (dihet kush është plani) dhe vëllai i madh, mbasi bën përpjekje që ta merrnin vëllanë e vogël, të mbetej njëri prej tyre, të skllavërohej njëri prej tyre dhe të merrnin vëllanë e vogël, por përpjekjet e tyre dështuan.

Atëherë, tërhiqen në vete dhe filluan të bisedonin me njeri-tjetrin dhe vëllai i madh tha:

“Unë nuk do të kthehem, se i kemi dhënë besën babait që ta kthejmë shëndoshë e mirë vëllanë e vogël.”

“Unë do të vazhdoj të qëndroj këtu, derisa të vendosë Allahu për mua.” Do të vazhdoj të qëndroj këtu dhe nuk kthehem tek babai, derisa të vendosë Allahu, derisa të më vijë vdekja, ose t’i rregullojë Allahu punët që të lirohet nga skllavëria vëllai i vogël, ose të më japë leje babai dhe të kthehem në vendin tim.

Kjo tregon respektin e madh që kanë patur. Ju kujtohej besa që i kishin dhënë babait dhe thoshte: “Si mund të kthehem unë tek babai, kur nuk mundem që të kthej vëllanë e vogël atje?!” ...

Ismail Bardhoshi

Shkëputur nga emisioni "Të drejtat në Islam" - Peace TV Shqip

E solli në versionin e shkruar: Burimijetes.com

28.08.2014

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com